33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha flet për autorin që e goditi me grusht: “Ti themi policisë liroje fatkeqin, është një mjeran, ka shitur veten, ka vetëm një autor, ky është Edi Rama”

Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në protestën e zhvilluar në Bulevard, foli edhe për autorin që e goditi me grusht. Berisha i bëri thirrje policisë të lirojë autorin, duke e quajtur atë fatkeq. Sipas Berisha autori i vërtetë është i ulur në Samit, duke reaguar me akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Ti themi policisë liroje fatkeqin. Liroje sepse është një mjeran, ka shitur veten,. Përpiqen sot ta lidhin…Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama. Mos shpërndani dokrra dhe përralla sepse autori i vërtetë është i ulur në Samit”, tha Berisha.

Sali Berisha: Ai siç blen vota blen deputetë, pronarë mediash madje edhe drejtues të opozitës. Me misarët e korrupsionit shpërndan bonuse. Ai blen deklarata vetëm për të çimentuar monizmin e tij të bazuar mbi vjedhjen. U bëj thirrje mediave europiane dhe amerikane. Investigoni Edi Ramën. Një kolegu juaj gjermanin zbuloi se si drejtorë policia vepronin me një grusht mafioz. Ju garantoj se do të zbuloni të vërteta tronditëse. Ai ka futur në rrjetin e tij. Sot ka ambasadorë që në shkelje të Konventës sillen si guvernatore. Akuzon pa asnjë provë liderin e zgjedhur me votë të lirë dhe ulët krah për krah me armikun e shqiptarëve. George Soros është lobisti numër një. Por ne do të qëndrojmë të pamposhtur. Mafia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare kurrë nuk do të na mposhtë. Ftoj mediat investigative Europiane e amerikane të hetojnë. Rama kryeministri më i korruptuar i Europës. Qytetarët europianë nëse ndihmojnë popullin shqiptar parandalojnë një të keqe të madhe. Shqipëria e Edi Ramës eksporton drejt tyre, krim drogë më shumë se çdo gjë tjetër. Vëllai i Ramës është i përfshirë për vjedhjet me Call Center. Në këtë betejë me krimin mafien, motoja dhe zotimi ynë do të jetë zero tolerancë. Për PD e ardhmja e Shqipërisë është Europa, Edi Rama tenton ta shtrembërojë, por kurrë nuk do t’ja dalë. Samti është një përgjigje edhe ndaj neotomanizmit të presidentit Erdogan në rajonin tonë. Këtë Samit ne e mbështesim fuqimisht si një projekt të pazëvendësueshëm. Samiti ndërhyn në arkivat e zeza Beograd-Tiranë. PD nuk është kundër bashkëpunimit me fqinjët në rajon, por Open Balkan sjell përçarje. Synon izolimin e pse jo edhe ndarjen e Kosovës midis këtyre aventurierëve. Sot me këtë Samit merr goditje fatale Open Balkan. Ne dënojmë mbrojtjen që Rama i bën Vuçiçit, Edi Rama mbron interesat ruse në rajon, Serbi-Rusi. PD ka kundërshtuar që në fillim Ballkanin e Hapur dhe kurrë nuk do ta pranojë. Për PD dielli lind nga Perëndimi. Zoti e bekoftë popullin shqiptar. Zoti ju bekoftë ju popull opozita.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...