34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Opozita mbyll protestën në Bulevard, ja çfarë ndodhi gjatë dy orëve

Ditën e sotme është mbajtur protesta e opozitës në Tiranë, ditë e cila përkonte edhe me Samitin e BE-Ballkani Perëndimor.

Në protestën e opozitës morën pjesë mijëra qytetarë, të pajisur me pankarta në duar dhe me fjamuj të Bashkimit Europian dhe vendeve të Perëndimit.

Gjatë marshimit në Bulevard, ndodhi edhe një incident i papritur, ku kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u sulmua me grusht në fytyrë nga një aggressor i pranishëm atje.

Agresori u kap menjëherë nga simpatizantët e Berishës dhe u shoqërua fillimisht në Selinë e PD-së e më pas në polici. Pavarësisht grushtit dhe gjakut në fytyrë, Berisha vijoi me axhendën e tij, ku u ngjit në podium dy herë për të mbajtur fjalim, një herë në nisje dhe një herë në përfundim.

Në protestën e opozitës mbajti një fjalë të shkurtër edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ashtu si Berisha theksuan rëndësinë që vendet e unionit të njiheshin me problematikat që po has vendi ynë dhe sipas tyre edhe me korrupsionin e qeverisë Rama.

Pjesëmarrësit që folën gjatë protestës së opozitës nxorrën në pah shumë prej provlematikave që po has vendi yne gjatë qeverisjes së Edi Ramës dhe theksuan se e vetmja mënyrë për ndryshim është largimi i qeverisë aktuale.

Kutjojmë se protesta zgjati për rreth dy orë dhe u mbyll me një fjalë të Berishës në shkallët e selisë së Partisë Demokratike, ku u premtoi demokratëve që ata do të bëjnë gjithçka për rrëzimin e Ramës nga pushteti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...