Enkelejd Alibeaj ka dënuar sulmin ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë protestës së zhvilluar ditën e sotme në Bulevard.
Në një reagim në Twitter, Alibeaj thotë se incidenti duhet të zbardhet menjëherë.
“Dënoj me forcë aktin e sotëm të dhunës ndaj Sali Berishës. Sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik.
Incidenti i sotëm duhet të zbardhet urgjentisht nga organet përgjegjëse ndërsa kultura e dhunës duhet përjashtuar njëherë e përgjithmonë nga zhvillimet e politikës në Shqipëri.”, thotë Alibeaj.