33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Dhuna ndaj Berishës gjatë protestës/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Prokuroria të hetojë shpejt

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar duke e dënuar dhunën e ushtruar ndaj kryetarit të PD në protetën e 6 dhjetorit. Në një reagim për mediat, KShH kërkon që Prokuroria “të zhvillojë hetime të shpejta, objektive dhe të gjithanshme, përfshirë edhe deklaratat lidhur me këtë ngjarje të z. Berisha, para gazetarëve menjëherë pas përfundimit të tubimit”.

NJOFTIM PËR SHTYP

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) dënon aktin e dhunës, që në tubimin e datës 6 Dhjetor 2022, u përdor ndaj deputetit të Kuvendit të Shqipërisë z. Sali Berisha, ish President i Republikës së Shqipërisë dhe ish Kryeministër i vendit. Personi që kreu këtë vepër kriminale u identifikua, ndërsa Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë filloi menjëherë çështjen penale.
📌KShH i sugjeron organit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që të zhvillojë hetime të shpejta, objektive dhe të gjithanshme, përfshirë edhe deklaratat lidhur me këtë ngjarje të z. Berisha, para gazetarëve menjëherë pas përfundimit të tubimit.
📌KShH e sheh të nevojshme të theksojë se tubimet paqësore dhe pa armë janë të garantuara nga neni 47 i Kushtetutës sonë dhe neni 11 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ).

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...