33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Po organizonin marrjen e pushtetit me dhunë, arrestohen ekstremistët e djathtë në Gjermani

Gjermania arrestoi 25 anëtarë dhe mbështetës të një grupi të ekstremit të djathtë që zyra e prokurorit tha se po përgatiste një përmbysje të dhunshme të shtetit për të vendosur si udhëheqës kombëtar një princ që kishte kërkuar mbështetje nga Rusia.

Mijëra policë kryen një seri bastisjesh në pjesën më të madhe të Gjermanisë të mërkurën kundër ekstremistëve të dyshuar të ekstremit të djathtë, që dyshohet se kërkonin të organizonin një grusht shteti të armatosur. Ministri i Brendshëm bavarez Joachim Herrmann e quajti atë një nga “organizatat më të mëdha terroriste” të krahut të djathtë vitet e fundit.

“Për aq sa mund të gjykoj unë, është më e keqja që kemi parë deri më tani në kuadrin e lëvizjeve Reichsbuerger dhe Q-Anon. Pra, ato që disa njerëz i konsiderojnë si fantazi krejtësisht absurde, mund të çojnë në një vendim shumë të rrezikshëm”, tha ministri Herrmann gjatë një deklarate për shtyp.

Prokurorët thanë se grupi ishte frymëzuar nga teoritë konspirative të lëvizjes QAnon dhe asaj Reichsbuerger të Gjermanisë, mbështetësit e të cilëve ishin në mesin e të arrestuarve pas sulmit në Kongresin amerikan më 6 janar 2021.

Një person i arrestuar nga policia të mërkurën u identifikua nga prokurorët si Birgit M.-Ë., që sipas gazetës Der Spiegel është gjyqtare dhe ish-deputete e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë.

Partia, e njohur me akronimin e saj gjerman AfD, është vënë gjithnjë e më shumë nën vëzhgimin e shërbimeve gjermane të sigurisë për shkak të lidhjeve të saj me ekstremistët.

Anëtarët e lëvizjes Reichsbuerger nuk e njohin Gjermaninë e sotme si një shtet legjitim. Disa prej tyre janë të përkushtuar ndaj perandorisë gjermane, ndërsa disa janë adhurues të ideve naziste dhe të tjerë besojnë se Gjermania është ende nën pushtimin ushtarak.

Kremlini tha se nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë përfshirje ruse në komplotin e pretenduar të së djathtës ekstreme për të përmbysur shtetin gjerman. Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se incidenti “duket të jetë një problem i brendshëm gjerman”.

Qeveria gjermane do të përgjigjet me forcën e plotë të ligjit, tha Ministrja e Brendshme Nancy Faeser.

Grupi i komplotistëve kishte zgjedhur një ish-anëtar, të një familje mbretërore gjermane, të identifikuar si Heinrich XIII P. R., si udhëheqës të ardhshëm, ndërsa një i dyshuar tjetër, Ruediger v P., parashikohej të ishte kreu i krahut ushtarak, tha zyra e prokurorëve.

Ai tha se Heinrich, i cili përdor titullin princ dhe vjen nga familja mbretërore Reuss (Rois), e cila dikur sundonte mbi Gjermaninë lindore, kishte kontaktuar me përfaqësues të Rusisë, të cilët grupi i shihte si kontaktin e tyre kryesor për vendosjen e rendit të ri. Ai tha se nuk kishte prova që përfaqësuesit të kishin reaguar pozitivisht ndaj kërkesës.

Një ushtar aktiv dhe disa rezervistë janë gjithashtu në mesin e atyre që po hetohen, tha një zëdhënës i shërbimit të inteligjencës ushtarake për agjencinë Reuters. Ushtari aktiv është një anëtar i forcës elitë KSK të Bundesëehr-it, që në vitet e fundit është dëmtuar për shkak të një numri incidentesh të ekstremit të djathtë.

Hetuesit dyshojnë se anëtarë të grupit kishin plane konkrete për të sulmuar dhomën e ulët të parlamentit të Bundestagut në Berlin me një grup të vogël të armatosur, tha zyra e prokurorit.

Në gusht të vitit 2020, protestuesit sulmuan shkallët e ndërtesës së parlamentit të Reichstagut të Gjermanisë, disa prej tyre duke mbajtur flamuj të ekstremit të djathtë, gjatë marshimeve masive kundër bllokimeve të koronavirusit.

Agjencia e brendshme gjermane e inteligjencës llogarit se rreth 21,000 njerëz janë anëtarë të lëvizjes Reichsbuerger, me rreth 5% të tyre që shihen si ekstremistë të së djathtës ekstreme.

Sipas raportit vjetor të agjencisë, rreth 2,100 anëtarë të lëvizjes janë të përgatitur të përdorin dhunën për të arritur qëllimet e tyre.

Prokurorët thanë se bastisjet u kryen nga më shumë se 3,000 zyrtarë policorë dhe forca sigurie në 11 shtete federale gjermane. Të dyshuarit u arrestuan në shtetet gjermane Baden-Ëuerttemberg, Bavari, Berlin, Hesse, Saksonia e Ulët, Saksonia, Turingia si dhe në Austri dhe Itali./VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...