10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Si t’i ndalosh gazrat dhe fryrjen e stomakut, një herë e përgjithmonë? Ja ç’duhet të bëni

E ke provuar apo jo? Je e ulur në karrige, divan apo kudo tjetër dhe stomaku fillon të bëjë zhurmë… pa u ndalur.

Është një nga situatat më të sikletshme me të cilat mund të ndeshesh në publik, por ҫfarë mund të bësh?

Fillimisht, ajo që është e sigurt, është që fryrja e stomakut apo edhe zhurma që të krijojnë zorrët nuk është shenjë urie, raporton “Eatthis”.

Është thjesht një aktivitet normal tretjeje. Nuk të besohet?! Po, është vetëm një mit që akoma besohet se kur stomaku fillon të bëjë zhurmë, je e uritur.

Zhurma që vjen nga stomaku, në të vërtetë është një sistem i shëndoshë që funksionon në tretje. Kombinimi i ushqimeve dhe lëngjeve që shtyhen në traktin e zorrëve kalon përmes një procesi që quhet “peristalsis”.

Mënyra e të ushqyerit është diҫka që mund ta shmangë këtë problem, por ka edhe të tjera.

Mos ha vakte të rënda.

Kur ha shumë, sistemi tretës lodhet, ndaj edhe funksionon më ngadalë, duke i bërë gazrat edhe më të shpeshta.

Ha ngadalë dhe duke u përtypur!

Gazrat në stomak ndodhin edhe për shkak të ajrit që mbledh gjatë procesit të shpejtë të ngrënies. Sa më shpejt e ҫon ushqimin në stomak, aq më shumë ajër thith nga jashtë dhe e dërgon brenda. Nëse ha ngadalë dhe duke u përtypur, atëherë gazrat eliminohen ndjeshëm.

Shmang ushqimet që shkaktojnë gaz.

Produket ushqimore që shkaktojnë gazra duhen eliminuar për shkak se shtojnë problemet me stomakun. Kështu, nëse ke të tilla probleme, shmang ushqimet si djathin, qumështin, dardhat, brokolin, fasulet, ushqimet e shpejta dhe pijet me gaz (ose, nëse të pëlqejnë, zgjidh gjithmonë një ilaҫ antigaz pas tyre)

Ec për disa minuta. Ecja apo ushtrimet ndihmojnë më shumë tretjen, ndaj edhe reduktojnë ndjeshëm problemet me stomakun.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...