29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Escobar:” Ka arsye për barrikadat që kanë vendosur serbët në veri por do të hiqen brenda disa ditëve”

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se ka arsye për barrikadat që i kanë vendosur serbët në veri. Megjithatë, ai ka theksuar se ato duhet të hiqen brenda disa ditësh.

Në një intervistë për televizionin serb N1, pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Escobar është shprehur optimist për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës.
“Nuk dua të hyj në detaje të bisedës, por më duhet të them se ka elemente për optimizëm. Përveç kësaj, dua të them se ne nuk kemi nevojë vetëm për një zgjidhje të kësaj krize aktuale, ne kemi nevojë për një zgjidhje të qëndrueshme në kontekstin e situatës rajonale. Ne duam ta kthejmë këtë krizë në një mundësi jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin”, ka theksuar Escobar.

Ai ka deklaruar se pritshmëritë e SHBA-së janë që barrikadat të hiqen nga njerëzit që i vendosin. Sipas tij, ka një arsye pse ato u vendosën dhe pse do të hiqen.

“Ne dëgjuam shqetësimet e tyre. Ato janë legjitime. Ne duam të punojmë me komunitetin serb në veri të Kosovës, për të përmbushur kërkesat e tyre. Ka një mënyrë për të ecur përpara, ashtu siç ka një arsye pse vendosin barrikadat dhe pse do t’i heqin ato. Po ashtu serbët duhet të kthehen në institucionet e përbashkëta, sepse ata janë të nevojshëm atje. Mendoj se në të ardhmen e afërt, kjo do të ndodhë”, ka deklaruar Escobar.

Escobar ka deklaruar se ende nuk është caktuar një afat për heqjen e barrikadave dhe kthimin në institucione, por thekson se pret që kjo të bëhet “në një të ardhme të afërt, pra për disa ditë”.

Gjatë intervistës, Escobar ka përsëritur edhe një herë se SHBA-ja “refuzon kategorikisht kthimin e ushtrisë serbe në veri të Kosovës”.

“Nuk duhet ta militarizojmë këtë krizë. Nuk është koha për të përdorur ushtrinë, është koha për të përdorur diplomacinë, dialogun dhe kompromisin”, ka thënë Escobar.

Ai ka theksuar gjithashtu se deklarata e tij që “Kosova ka garanci sigurie nga SHBA-të” nuk është kërcënim për Serbinë dhe se këto garanci vlejnë edhe për serbët në Mitrovicën e Veriut.

“Ne nuk do të lejojmë askënd nga Kosova të kërcënojë Serbinë dhe nuk do të kërcënojmë sigurinë dhe stabilitetin në veri të Kosovës”, tha Escobar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...