10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Fëmija 1 vjeç i infektuar me HIV, prindrit hedhin dyshimet tek QSUT

Ishte 27 nëntor 2021, kur jeta e një familje të sapokrijuar do të shkatërrohej. Dy prindërit, do të mësonin se fëmija i tyre 1 vjeç ishte infektuar me HIV. Dyshimet e tyre bien mbi spitalin QSUT, në reanimacionin e pediatrisë, ku djali, u shtrua për disa ditë pasi vuante nga bronkopneumonia.

Takimet e prindërve me djalin do të ishin vetëm 5 minuta në çdo 3 orë dhe kjo situatë zgjati deri në 9 dhjetor 2021. Nga analizat e realizuara, ato do të mësonin se djali i tyre mbarte një trup virusin HIV, që ata ende nuk e dinë se si është marrë, pasi spitali dhe të gjitha institucionet nuk kanë dhënë asnjë shpjegim. Prindërit, përforcojnë akuzat ndaj spitalit, pasi në dy teste që kanë kryer, si në shtetin gjerman dhe atë italian, kanë rezultuar negativë nga HIV-i.
Prindërit, tregojnë se nuk kanë gjetur mbështetjen e shtetit shqiptar në lidhje me këtë rast dhe se strehim dhe kurat e nevojshme, i kanë gjetur nga një shtet fqinj, ku dhe ndodhen aktualisht.

Mes lotësh, prindërit, i bëjnë apel shtetit që t’i ndihmojë dhe kërkojnë që edhe fëmijët e tjerë që ndodheshin asokohe në reanimacion me të voglin e tyre të testohen, pasi sipas tyre, edhe ata mund të jenë të rriskuar nga virusi Hiv.

Mjeku infeksionist, Ilir Alimehmeti konfirmoi se infektimi me HIV në spital është një fenomen që ndodh kudo në botë, edhe pse në raste tepër të rralla. Ai tregoi se cilat janë rrugët e transmetimit. Mjeku rrëfeu se si është vepruar në raste të ngjashme në vende të rajonit dhe gjetkë.

Prindërit e vogëlushit, na kanë vendosur në dispozicion të gjitha komunikimet që kanë pasur me mjekët dhe zyrtarët shëndetësorë. Ata kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme një takim me ministren Ogerta Manastirliu, por kjo gjë nuk është mundësuar. Në këto kushte, ata kanë lidhur një urë komunikimi me zyrtarë të tjerë. Në mesazhe, shihet se prindërit kanë biseduar me zv.ministren Mira Rakacolli, që jo në pak raste, zgjedh të neglizhojë shkrimet dëshpëruese të nisura nga prindërit e 1-vjeçarit. Në të tjera komunikime, shihet se shefja e ISHP nuk i jep ndonjë sqarim të detajuar prindërve.

Prindërit, e kanë referuar çështjen fillimisht në Ministrinë e Shëndetësisë, më pas në Kryeministri, por nuk morën asnjë përgjigje. Në këto kushte ato e dërguan në Prokurori, me prokuror, Saimir Hysi, por edhe në këtë organ nuk gjetën zgjidhje. Prokurori Hysi vendosi mosfillimin e hetimit për çështjen duke argumentuar sipas tij, që personat e kallëzuar nga dy prindërit nuk kanë bërë akte të përafërta me neglizhencën mjekësore dhe sipas tij, nuk kanë konsumuar një vepër penale. Por ky vendim, u kundërshtua nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, që u shpreh se ka gjurmë të neglizhencës mjekësore dhe kërkoi rifillim të hetimit. Aktualisht, çështja do të vendoset në Gjykatën e Apelit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...