cEmiliano “Dibu” Martinez dihet se i pëlqen të luajë me nervat e kundërshtarëve duke i sfiduar ata me lojërat, lëvizjet dhe kërcimet e tij sidomos kur ka goditje dënimi.
Megjithatë,këtë herë ai e kapërceu kufirin me një gjest sfidues që bëri pas përfundimit të finales së Botërorit të futbollit ku Argjentina u shpall fituese.
Pak sekonda pasi u vlerësua si portieri më i mirë i kompeticionit, Martinez u largua nga podiumi dhe e vendosi çmimin mes këmbëve të tij.
“Dibu festoi në mënyrën e tij”, shkruajnë mediat e Argjentinës, por tashmë në rrjetet sociale janë të shumtë ata që e kritikojnë për lëvizjen e tij