13.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

“Këto tre vite kanë qenë të vështira”/ Altin Dumani prezantohet si kreu i ri i SPAK

Altin Dumani është prezantuar sot si kreu i ri i SPAK. Dumani u zgjodh si kreu i Prokurorisë së Posaçme me 5 vota të KLP, përballë dy kandidatëve të tjerë Adnan Xholi dhe Edvin Kondili.

Në një fjalim të skurtër për mediat, Dumani falenderoi KLP për besimin që i dhanë ndërsa faledmeroi edhe Arben Krajën, për drejtimin e SPAK në këto 3 vite.
Në fjalën e tij, Dumani paralajmëroi se SPAK “do kalojë tashmë në një fazë tjetër e që është ajo e një lufte më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të cdo niveli si dhe krimit të organizuar”.

Dumani:

Për secilin prej nesh këto 3 vite kanë qenë shumë të vështira, pasi na është dashur të përballemi me shumë sfida dhe vështirësi. Pavarësisht këtyre vështirësive secili prej nesh ka patur kontributin e tij në rezultatet e Prourorisë së Posaçme, ndaj iu shpreh mirënjohjen time për angazhimet dhe sakrificat tuaja.

Pas këtyre tre viteve Prokuroria e Posaçme do të kalojë në një fazë tjetër që është ajo e një lufte më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli dhe krimit të organizuar.

Tashmë kemi një prokurori të plotë në përbërje të së cilës jemi 17 prokurorë, kemi Byronë Kombëtare të Hetimit funksionale. Kemi dhe diçka tjetër pozitive, që kemi fituar eksperiencë në këto tre vite punë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT