28.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Kondrabandë të mallrave dhe kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohen 2 persona në Durrës

Janë vënë në pranga nga policia e Durrësit dy persona të akuzuar kondrabandë të mallrave dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

67-vjeçari me iniciale B.R u kap në flagrancë teksa transportonte 31 ora të shtrenjta 6 kuti me lëndë djegësë, kapsolla dhe fishëkzjare.
I arrestuari ishte duke dransportuar edhe nje 37-vjeçar me iniciale R.M. në mënyrë të paligjdhme , me qëllim kalimin e kufirit.

këtijë të fundit iu gjetën dhe dokumentat e identifikimit të falsifikuara.

Njoftimi i policisë:

Port Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vigjilje”, si rezultat i të cilit u parandaluan dhe u goditën një sërë krimesh kufitare.

Operacioni, nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës, në kuadër të kontrolleve të shtuara në prag të festave të fundvitit, me qëllim parandalimin e tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve dhe mallrave të tjera të kontrabanduara.

U kap në flagrancë, teksa transportonte në rimorkion e automjetit që drejtonte, 31 ora të markave të shtrenjta, 6 kuti me lëndë piroteknike (780 fishekzjarre dhe kapsolla) dhe mallra të tjera të kontrabanduara, vihet në pranga 67-vjeçari.

I arrestuari transportonte edhe një shtetas 37-vjeç, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.

Vihet në pranga edhe 37-vjeçari, pasi tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme dhe me dokumente të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve me shërbime të shtuara dhe me pajisje të teknologjisë bashkëkohore, në prag të festave të fundvitit, me qëllim parandalimin e tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike, goditjen e krimeve të tjera kufitare dhe ofrimin e një shërbimi cilësor për qytetarët në hyrje/dalje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vigjilje”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit B. R., 67 vjeç, banues në Tiranë dhe R. M., 37 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës, në automjetin që drejtonte shtetasi B. R., u gjetën 31 ora të markave të shtrenjta, 6 kuti me lëndë piroteknike (780 fishekzjarre dhe kapsolla) dhe mallra të tjera të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim, gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kapën shtetasin R. M., i cili transportohej nga 67-vjeçari, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shtetasit R. M. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një dokument identifikimi i falsifikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...