25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Noka nuk e lëshon foltoren, mesazh të fortë Lindita Nikollës

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka vazhdon të qëndrojë te foltorja e Kuvendit duke hedhur akuza të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës për faktin se pse ai bashkë me disa kolegë është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së. Ai iu drejtua Nikollës se do shkojë për ndjekje penale, sepse ka shkelur ligin dhe kushtetutën e Shqipërisë.

“Na

kanë zgjedhur demokratët dhe nuk na ka zgjedhur rilindja. Jepu deputetëve vendimin. Do shkosh për ndjekje penale për shkelje të rregullores dhe Kushtetutës”, tha ai.

 

Por, Nikolla theksoi se ka qenë grupi parlamentar i PD-së që i ka përjashtuar.  Ajo u bëri thirrje deputetëve të lirojnë foltoren për vijimin e seancës plenare.

“Parlamenti e zhvillon veprimtarinë mbi bazën e grupeve parlamentare, të cilat kanë rregulloren e tyre të brendshme, që të marrë vendime për të cilat  njofton kryetarin e Kuvendit dhe kryetari i kuvendit njofton seancën plenare.  Nëse doni vendimin e grupi parlamentar, ua vendos tani në dispozicion, sepse njëherë e keni marrë. Grupi parlamentar u ka përjashtuar nga grupi dhe detyra ime ka qenë të njoftojë seancën. Lirojeni foltoren, që të fillojmë. Nëse doni të merrni peng parlamentin e keni shumë gabim”, tha ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...