11.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

“MOS MA BËNI PIS KËNGËN!”/ Kompozitori i Kompozitori i ‘Pyes Lotin’ shpërthen ndaj Elsa Lilës dhe Capital T

Mbrëmjen e djeshme pas 26 vitesh, Elsa Lila risolli këngën “Pyes Lotin” në natën e 3 të “Festivalit të Këngës”, ku këngëtarët pjesëmarrës performuan në skenë me artistë të njohur shqiptarë. Elsa performoi krah reperit të mirënjohur Capital T dhe kënga ishte sjellë në një version të ri.

Me këtë këngë, Elsa mori pjesë në ‘Festivalin e 35-të të Këngës’ në 1996. Një festival i cili u mbajt mend gjatë prej fitores së këngëtares më të re, e cila preku skenën e këtij edicioni me këngën e kompozuar nga Valentin Veizi, me tekst nga Enrieta Sina.

Mirëpo, risjelljen e këngës nuk e ka pritur aspak mirë kompozitori Veizi. Në një reagim në Facebook ai shkruan se kënga është rikënduar pa lejen e tij si autor dhe kompozitor i saj dhe sipas tij ky është një version i shëmtuar i këngës së tij.

Reagimi i plotë:

MOS MA BËNI PIS KËNGËN !

Sot kam marrë shumë mesazhe e telefonata nga shokë e miq, dashamirës e simpatizantë të muzikës sime të indinjuar në lidhje të një varianti të këngës “Pyes Lotin” që është kënduar nga Elsa Lila edhe Capital T në natën e tretë Festivali 61 i RTSH-së, duke qenë se s’kam patur mundësi të ndjek festivalin e kërkoj edhe e dëgjoj në YouTube këngën, më bënë përshtypje (indinjuan) dy gjëra : e para nuk e di kush ka marrë guximin e ka pasur kurajon të ma bej “pis” këngën time, mirë që nuk kane aftësinë profesionale për të “rifreskuar” apo të sjellin ndryshe një këngë, por këta nuk kanë as edukatën edhe as respektin të paktën të kontaktojnë për të marrë lejen e autorit .

së dyti :Ti (kushdo)mund të rikëndosh një këngë, por nuk ke asnjë të drejte të ndryshosh e të denigrosh këngën pa lejen e autorit ,(kompozitorit). Me lini t’ja u them troç edhe një herë Lilës edhe Capitalit, modeli i këngës qe ju sollët është modeli se si mund të denigrosh, shpërfytyrosh një kënge aq te bukur si kënga “Pyes Lotin” , prandaj do ti lutem Radio televizionit Shqiptar ta heqi nga çdo lloj transmetimi këtë variant të shëmtuar!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...