18.3 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Kolla gjatë natës ndërpret gjumin dhe pengon pushimin e organizmit, ja disa këshilla dhe trajtimet natyrale si ta qetsoni

Kolla është një instrument i dobishëm për pastrimin e mushkërive nga substancat irrituese dhe sekrecionet e tepërta.Ajo mund të largojë bakteret dhe të parandalojë infeksionet. Megjithatë, kolla mund të bëhet shumë e ashpër dhe munduese për rrugët e frymëmarrjes. Gjatë natës, ajo ndërpret gjumin dhe pengon pushimin e organizmit.Kolla gjatë natës mund të frenohet nëpërmjet medikamenteve, ndryshimeve në stilin e jetesës dhe disa kurave natyrale.

KUJDES ME HIGJENËN

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kolla mund të jetë edhe alergjike, e nxitur nga pluhuri e substanca të tjera të cilat shkaktojnë edhe tështima.

Për këtë arsye, rekomandohet që dhoma e gjumit të jetë sa më e pastër nga pluhuri.

Në të nuk duhet të mbani sende të shumta të mbledhin pluhur.

Dhoma e gjumit duhet pastruar mirë dhe çarçafët duhen ndërruar dhe larë me ujë të nxehtë të paktën një herë në javë.

Ekspertët rekomandojnë edhe dushin e ngrohtë të trupit çdo mbrëmje për të larguar çdo mbetje poleni.

URTHI

Çrregullimet tretëse si urthi mund të shkaktojnë irritimin e fytit dhe kollë që bëhet më e ashpër gjatë natës.

Shmangni ushqime që nxisin këtë çrregullim dhe mos hani ushqim të paktën 4 orë përpara fjetjes.

ÇAJ ME MJALTË

Çaji i ngrohtë me mjaltë zbut fytin, eliminon acarimin e tij dhe shpërbën sekrecionet.

Çaji duhet pirë disa herë në ditë.

Mund të përdorni çaj mali, kamomil ose dafinë.

FLINI ME KOKËN TË NGRITUR

Kolla përkeqësohet kur qëndroni shtrirë në mënyrë të drejtë. Sekrecionet mblidhen në fyt dhe shkaktojnë kollë.

Prandaj rekomandohet që të flini me kokën pakëz të ngritur për të parandaluar kollën gjatë natës.

GARGARË ME UJË ME KRIPË

Uji me kripë shkrin sekrecionet e mbledhura në fyt.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, rekomandohet të bëni gargarë me ujë me kripë çdo natë përpara gjumit, në rast se keni kollë.

LINI DUHANIN

Duhanpirja është shkaktare e kollës afatgjatë, ndaj lënia e duhanit zbut ashpërsinë e kollës.

KUJDES ME AZMËN

Azma ka të bëjë me inflamacionin që ngushton rrugët e frymëmarrjes.

Kolla është një prej simptomave më të përhapura të azmës, ndaj medikamentet për këtë çrregullim mund të lehtësojnë kollën dhe frymëmarrjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...