5.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

“Jemi të vjedhur dhe të plaçkitur”/ Vasili: “Kur qeveria pushtohet nga mafioz dhe kriminel drita nuk do të ndricojë në Shqipëri”

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka denoncuar votimin në Parlament nga mazhoranca të projektligjit “Per krijimin e kontributit te solidaritetit gjate kohezgjatjes se periudhes se krizes energjitike”.

Sipas Vasilit, ky projektligj është “vjedhja e radhës” për prodhuesit privat të energjisë elektirike.

“Jemi te vjedhur ndaj vene takse solidariteti per te dekurajuar me cdo kusht e me cdo mjet investimet private, me qellimin e vetem, qe hajdutet rilindas te vazhdojne vjedhjen me mekanizmin: “shit lire e bli shtrenjte” dhe hallin e popullit ta kthejne ne fitime per xhepin e tyre sic bene me termetin dhe pandemine.

POSTIMI I PLOTE

Jemi te vjedhur dhe te plaçkitur, jo se nuk kemi energji elektrike!!

Mbreme mafiozet votuan vjedhjen e radhes me Taksen e Solidaritetit per prodhuesit private te energjise elektrike, qe dhane aq kontribut ne kohen e krizes energjitike, qe u shkaktua nga menaxhimi mafioz i energjise nga Qeveria dhe zbrazja e qellimshme korruptive e Hidrocentraleve prej saj.

◼️Jemi te vjedhur ndaj borxhi i ndersjellte i ndermarjeve te enegjise elektrike dhe ujesjellsave shkon ne 1.3 miliard euro.

◼️Jemi te vjedhur ndaj qytetari shkon ne burg per 50 mije leke energji te papaguar, kurse vetem ujesjellsat kane borxhe me qindra milion euro energji te papaguar..

◼️Jemi te vjedhur ndaj OSHE,KESH etj jane kthyer ne strofka elektorale patronazhistesh te paafte dhe hajdute.

◼️Jemi te vjedhur ndaj pengohet diversifikimi i energjise me cdo kusht e me cdo mjet nga mafiozet e rilindjes.

◼️Jemi te vjedhur ndaj pengohen me qindra kerkesa per prodhim te energjise hidro, fotovoltaike dhe te erës.

◼️Jemi te vjedhur ndaj votojne ligj per tu marre mbi 130 milion euro privateve me takse solidariteti per ti vjedhur me pas me tendera elektorale.

◼️Jemi te vjedhur ndaj energjine mafiozet e rilindjes e shesin disa here me lire dhe e blejne me shtrenjte.

◼️Jemi te vjedhur ndaj humbjet e energjise jane me te lartat ne Europe megjithe afersisht 1 miliard euro investime jane derdhur pa asnje efekt.

◼️Jemi te vjedhur ndaj ndryshe nga qe BE parate e mbledhura shtese nga energjia i shperndan si ndihme ndaj qytetareve per rritjen e cmimeve, ndersa hajdutet e rilindjes do ti gllaberojne me tendera.

◼️Jemi te vjedhur ndaj bejne tendera per zyra luksoze e per rroga te majme dhe pa mbarim ndermarjet hajdute te energjise.

◼️Jemi te vjedhur ndaj kercenojne qytetaret me vendosjen e fashave te energjise, nderkohe qe ju kane grabitur miliarda euro me korrupsion pa fund.

◼️Jemi te vjedhur ndaj mafiozet rilindas nuk ngrene bursen e energjise.

◼️Jemi te vjedhur ndaj vene takse solidariteti per te dekurajuar me cdo kusht e me cdo mjet investimet private, me qellimin e vetem, qe hajdutet rilindas te vazhdojne vjedhjen me mekanizmin: “shit lire e bli shtrenjte” dhe hallin e popullit ta kthejne ne fitime per xhepin e tyre sic bene me termetin dhe pandemine.

◼️Jemi te vjedhur ndaj dy Projektligje te propozuara nga Partia e Lirise bllokohen dhe as nuk lejohen te shqyrtohen ne Kuvendin Shqiperise te zaptuar nga banditet e Edi Rames.

◼️Jemi te vjedhur ndaj megjithse kemi burime energjitike kaq shume dhe te shumellojshme sa nuk do kishim nevoje kurre per blere energji katandisemi ta blejme sa frëngu pulën.

Kur qeveria pushtohet nga Hajdute, Mafioze dhe Kriminele sigurisht qe drita nuk do te ndricoje ne Shqiperi dhe energjia elektrike do te vidhet perbindshem ashtu sic vetem rilindja di ta beje.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT