25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

4 këshilla praktike si të kujdeseni për lulen e Krishtlindjes edhe pas festave

Drita vezulluese, topa dhe shirita shumëngjyrësh që zbukurojnë jo vetëm bredhin, por edhe çdo kënd të shtëpisë, kjo është atmosfera që ka filluar tashmë të zërë vend në këto ditë dhjetori. Por, festa do të ishin të paplota pa yllin e tyre, lulen simbol të Krishtlindjes. E njohur si Poinsettia, emër i marrë nga botanisti Joel Roberts Poinseet, i cili e zbuloi për herë të parë në vitin 1828, ajo bën pjesë në familjen e Euphorbia pulcherrima.

Në Nahuatl (Meksikë, aty ku ka origjinën), dhe në Guatemalë lulja njihet ndryshe si “La Flor de la Noche buena” (Lulja e natës së Shenjtë), kurse në Spanjë është e njohur si “Flor de Pascua”, “Lulja e Pashkëve”. . Një fakt tjetër interesant që bie në sy është që gjethet e lulet e saj duken si jo origjinale, ose të nxitura me kimikate për formën e tyre gati perfekte, por që nga fillimet e saj, Poinsettia ka qenë e njohur për formën e gjetheve që shpesh quheshin edhe si flakë, për shkak të ngjyrës së kuqe, ndonësë po aq të përhupura janë edhe variantet e saj në tonalitetet e rosë, panës dhe të së bardhës.

Nëse ju kanë dhuruar një të tillë dhe druheni se mund t’ju vyshket, bëni mirë të lexoni këshillat e mëposhtme:
1.Mos e ekspozoni lulen në temperatura të ftohta, temperatura ideale e dhomës nuk duhet t’i kalojë të 20-të gradët Celcius.
2.Ujitja është një tjetër faktor i rëndësishëm që ndikon në jetën e lules së Krishtlindjes, prandaj i duhet kushtuar rëndësia e duhur. Specialistët rekomandojnë që ta ujisni sa herë që vini re se dheu është i thatë dhe ndryshon ngjyrë.
3.Një tregues që duhet mbajtur mend është fakti i zmadhimit të gjetheve: nëse ato rriten mbi 6-8 cm, atëherë bima
është në gjendje të mirë dhe vazoja ka ushqim të mjaftueshëm. Në të kundërt duhet të ndërhyni me ushqim të lëngshëm të pasur me azot. Duke qenë një bimë fotoperiodike, pra, që çel me pakësimin e ndriçimit ditor, në radhë të parë, bima duhet të jetë e shëndetshme, me 4-5 degë e shumë gjethe.
4.Nëse keni ndërmend ta zhvendosni në ndonjë vazo tjetër ose ta mbillni, duhet ta prisni deri në një prej nyjeve që formohen në kërcell. Futeni për 60 sekonda në ujë të vakët, më pas në ujë të ftohtë dhe mbilleni kur të keni mundësi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...