27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ku po i kalojnë këto festa shqiptarët? Rriten me 30% prenotimet jashtë shtetit

Udhëtimet jashtë vendit për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri janë kthyer gati gati në një traditë për shqiptarët. Për këtë fundvit, ka gati 30% më tepër prenotime krahasuar kjo edhe me vitin 2019 kur ende nuk kishin nisur kufizimet e pandemisë së COVID-19.

“Nuk janë më pengesat për pandeminë, janë hequr kudo kështu që mundësia për të lëvizur ka qenë e hapur. Mund të jetë 20-30% më shumë se sa viti i fundit para pandemisë pra një lëvizje më e shtuar,”- shprehet Besnik Vathi, operator turistik.

Prenotimet ashtu si dhe në numër kanë qenë të shumta edhe në destincione që përfshijn jo vetëm ato europiane por dhe vendet e rajonit, kjo edhe prej cmimeve më të lira që këto vende kanë përmes paketa që ofrojnë.

“Që nga Dubai, Stambolli, Parisi, Budapesti, Viena, Amsterdami, Barcelonë, Madrid, Romë, Firenze. Po kështu edhe brenda rajonit.Me festimet e natës së vitti të ri janë 3-4 destinacione janë në Selanik, Ulqin dhe në Malin e Zi në Budva”, thotë Vathi.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e udhëtimeve për këtë vit është edhe shtimit i linjave direkte me vendet e Europës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...