27.7 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Ja kush është shoferi i BMW-së që shkaktoi përplasjen te RTSH-ja dhe jeta luksoze që bën..

Dy automjete u përfshinë në një aksident pranë Ambasadës Italiane të enjten e 14 janarit, në Tiranë ku shkak ishte shpejtësia e lartë dhe mos respektimi i rregullave rrugore.

Nga videot që u publikuan në rrjetet sociale përtej aksidentit fatal, për fat dy kalimtarë shpëtuan pa asnjë lëndim teksa po kalonin vijat e bardha pranë rrugës ku ndodhi dhe aksidenti.Aksidenti u shkaktua nga një makinë e tipit BMW, version 750 LI, e cila me një shpejtësi mbi 150 km/orë hyri me të kuqe dhe përplasi një makinë Skoda. Kjo e fundit po vinte nga rruga e Liceut Artistik në drejtim të Kryeministrisë.

Shoferi i BMW-së që shkaktoi aksidentin ishte i riu Stiverjan Dashi, ku në rrjetet sociale shihet dëshira e tij për makina të shpejta. Para aksidentit të rëndë, i riu ka postuar disa foto në rrjetet sociale, ku shfaqet para makinës së tij luksoze. Nga postimet nëpër rrjetet sociale I riu shihet se bën një jetë luksoze, ku pushimet i kalon në Dubai dhe Mykonos.  Nga fotot shihet se ai është edhe një frekuentues i kazinove.

Nuk dihet pse ngjarja u tentua të mbahej e fshehtë nga Policia, ku rallëherë nuk u bën publike as rrethanat e aksidentit dhe as drejtuesi i automjetit BMW që po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara në mes të Tiranës.

Mbetet për tu parë se çfarë mase është marrë ndaj drejtuesit të mjetit, të riut Stiverjan Dashi që për pak desh gjakosi rrugët e kryeqytetit nga shpejtësia e makinës.

Fatmirësisht nga ky aksident shpëtuan dy qytetarët, por edhe të aksidentuarit të cilët patën dëmtimet të lehta edhe pse goditja ishte e frikshme. Qytetari që drejtonte Skodën, quhej Dritan Telhaj. Ai hyri me semafor jeshil, duke respektuar rregullave të qarkullimit, ndërkohë që edhe dy qytetarët po kalonin vizat e bardha.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...