11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Ja çfarë thotë OBSH 9 ditë pas misionit të saj në Wuhan

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten (22 janar) se ishte herët për të nxjerrë ndonjë konkluzion nga misioni i saj në Wuhan nëse pandemia e COVID-19 filloi në Kinë.

Një ekip i ekspertëve të OBSH-së arriti në Wuhan në 14 janar për të filluar hetimin e origjinës së koronavirusit vdekjeprurës, pasi rastet e para u zbuluan në qytetin qendror të Kinës. Pekini  është shprehur herë pas here se pandemia nuk e ka origjinën në Kinë por jashtë kufijve të saj.

‘Të gjitha hipotezat janë në tryezë. Dhe është padyshim shumë herët për të arritur në një përfundim se ku pikërisht e kishte zanafillen ky virus brenda apo jashtë Kinës. Ka vëzhgime të ndryshme shkencore në pjesë të ndryshme të botës. E gjithë kjo është shumë e rëndësishme sepse krijon një pamje.

Është një enigmë e madhe dhe nuk mund të thuash, se çfarë thotë imazhi duke parë një pjesë të një bashkim figure që ka 10,000 copë. Le të ndjekim provat, të ndjekim shkencën. Ekipi ynë është në terren, ata kanë një përvojë të mirë duke punuar me kolegët tanë kinezë. Të dhënat do të na çojnë në fazën tjetër ku duhet të shkojmë më tej për të parë origjinën e këtij virusi. Është shumë herët për të ardhur në ndonjë përfundim, por ne besojmë se po bëjmë disa përparime dhe shpresojmë të vazhdojmë ta bëjmë këtë në interes të shëndetit publik në të ardhmen” është shprehur drejtori i urgjencave i OBSH Michael Ryan.
COVID-19 ka vrarë më shumë se dy milion njerëz deri më tani, ka infektuar dhjetëra miliona të tjerë dhe ka goditur ekonominë globale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...