4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Petrit Vasili: “Ju moren 500 milion euro qytetarëve dhe një thërrime nja 80 milion po bëjnë sikur jua ndajnë atyre”

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka kritikuar sërish paketën e ndihmës që shpërndau qeveria për disa nga grupet në nevojë.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili thotë se kryeministri Edi Rama me qeverinë e tij “ju moren 500 milion euro qytetareve me rritjen e cmimeve dhe nje therrime nja 80 milion po bejne sikur jua ndajne atyre”.

“Tani bejne sikur ju japin ndihme qe eshte vetem 650 lek te reja ne muaj pra as 5 buke.
Qeveria e hajduteve nuk uli asnje takse, akcizë apo TVSH as per ushqimet e mbijeteses se karburantet as qe behej fjale.

Pra sistemi rilindas :”Vjedhim thelat e medha dhe bejme sikur ndajme therrime” kerkonte nje alibi. Dhe alibia po shitet si paketa 80 milioneshe”, thekson Vasili.

Reagimi i plote:

Paketa e Rames eshte alibi per te vazhduar megavjedhjen qindra milion euro me cmimet!

Rama dhe qeveria ju moren 500 milion euro qytetareve me rritjen e cmimeve dhe nje therrime nja 80 milio po bejne sikur jua ndajne atyre.

Qytetareve ne nje vit rresht ku cmimet u rriten ne menyre katastrofike nuk ju dhane asnje ndihme, por vetem perfituan qindra milion qe jua ndane oligarkeve, koncesionarxhinjve dhe tenderxhinjve te perhershem.

Kjo vjedhje ju rezultoi me leverdi shume te madhe.

Qytetareve paguan qindra mijra leke nga xhepi per shkak te çmimeve te cmendura e te komanduara nga qeveria me oligarket.

Tani bejne sikur ju japin ndihme qe eshte vetem 650 lek te reja ne muaj pra as 5 buke.
Qeveria e hajduteve nuk uli asnje takse, akcizë apo TVSH as per ushqimet e mbijeteses se karburantet as qe behej fjale.
Pra sistemi rilindas :”Vjedhim thelat e medha dhe bejme sikur ndajme therrime” kerkonte nne alibi.
Dhe alibia po shitet si paketa 80 milioneshe.
➡️Po perse nuk ulin taksat qe ndikojne tek ulja e çmimeve?
➡️Po pse nuk e shkrijne Bordin e Hajduteve te naftes?
➡️Po pse e bllokuan dhe nuk lejuan as diskutimin e Projekt Lugjit te Partise se Lirise per heqjen e takses se qarkullimit dhe te karbonit mbi karburantet?
➡️Po pse e votuan kunder Amendamentin e Partise se Lirise per uljen drastike te TVSH per ushqimet baze?
Te gjitha keto pyetje asgjesojne demagogjine e paketes 80 milione.
Kjo pakete eshte vetem alibi qe qindra milion euro te tjera tu zhvaten qytetareve me cmime e larta dhe qe te mbushen xhepat e qeverise dhe klienteve e presta nomeve te saj oligarke a koncesionare qofshin.
Kete hajduteri e kane kuptuar te gjithe.
Me hajdutet e rilindjes ka vetem nje rruge:
Perballje me çdo kusht e me çdo mjet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Numri i nevojshëm i votave nuk u mblodh” – Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë...

0
Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Francës hodhën poshtë këtë të martë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Sebastien Le Corneille. Rezoluta, e paraqitur nga...

“Patjetër i merituar” – Keijsi përjashtohet nga gara për Çmimin e Madh në BBVIP

0
Të martën, banori i Big Brother VIP, Keijsi, u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh pas përdorimit të përsëritur të gjuhës denigruese ndaj...

“Shqipëria dhe Mali i Zi në prag të anëtarësimit ekonomik në BE brenda tre...

0
Shqipëria dhe Mali i Zi po pozicionohen si liderët e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian, me një perspektivë reale për anëtarësim, por...

Helikopteri rrëzohet pranë aeroportit të Beneventos: 1 viktimë dhe 1 i plagosur

0
Një helikopter është rrëzuar në lagjen Olivola, pranë aeroportit të Beneventos në Itali, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e pilotit. Viktima...

Stuhi rekord në SHBA: 42 të vdekur dhe 200 milionë të prekur nga moti...

0
Një stuhi e fortë ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar deri tani 42 viktima dhe duke prekur rreth 200 milionë banorë. Të vdekurit...