21.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Tritan Shehu denoncon mungesën e oksigjenatorëve në Kardiokirurgjinë e QSUT-së: “Asnjë rimbursim nga shteti për këtë situatë anormale”

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka denoncuar mungesën e oksigjenatorëve në Kardiokirurgjinë e QSUT-së.

Përmes një reagimi në Facebook, Shehu shprehet se mungesa e këtij materiali të domozdoshëm për shumicën e operacioneve në zemër dhe në enët e gjakut, ka shkaktuar një situatë jonormale në QSUT.

Ai shton se këto mungesa së pari prekin pacientët, që sipas tij nuk janë të paktë në numër dhe së dyti prekin gjithë shërbimin e kardiokirurgjisë.

Reagimi i Shehut:

Kardiokirurgjia ne QSUT prej nje muaji e bllokuar!

Ardhjet me “hope” te materialeve thelbesore e jetesore mjekesore, apo dhe te medikamenteve, kane goditur kete here edhe kardiokirurgjine ne QSUT.

Prej javesh ai aktivitet shume i rendesishem mjekesor eshte bllokuar prej faktit se mungojne oksigjeneratoret, nje material ky i domosdoshem per shumicen e operacioneve ne zemer e enet kryesore te gjakut.

Dhe ajo sasi shume e vogel oksigjenatoresh e ruajtur nga sherbimi nuk siguron dot as nevojat e plota te urgjences mjeksore, jo me ato te nje aktiviteti normal.

Pa dyshim ketu e pesojne:

1- Se pari pacientet, qe nuk jane te paket ne numer e serioze persa i perket patologjive.

Nje pjese e tyre ne baze te mundesive financiare jane te detyruar te drejtohen tek privati, me pagesa te larta nga xhepi.

Asnje rimbursim nga shteti dhe per kete situate anormale te krijuar nga mos funksionimi i institucioneve shterore.

2-Por kjo gjendje prek edhe sherbimin e kardiokirurgjise si pasoje e te tilla nderprerjeve shume te demshme per ate.

Perfitoj nga rasti per te pershendetur koleget e personelin e kardiokirurgjise, qe me vullnetin e aftesite e tyre, pavaresisht ketyre pengesave e veshtiresive, qe u krijohen nga kjo mjekesi “falas” ne Shqiperi, po zhvillojne kete sherbim.

Dhe aktualisht jane tejet te shqetesuar persa po ndodh….

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...