6.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Krizë mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez, kjo e fundit mohon zërat

Prej ditësh kanë filluar zërat për një krizë mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez.

Edhe pse kjo e fundit i mohoi duke publikuar foto së bashku dyshimet janë shtuar sërish.

Ronaldo u prezantua së fundi si lojtar i Al-Nassr dhe afër fundit të eventit familja e tij u ftua t’i bashkohej në tribunën e ngritur në qendër të fushës.

Të gjithë fëmijët e portugezit kishin veshur fanellën e Al-Nassr dhe modelja i mbante për dore dy prej tyre.

Pasi ishin të gjithë bashkë, mes Cristianos dhe Georgina-s u pa një përqafim i ftohtë.

Në fakt, ajo nuk i la të vegjlit e saj dhe nuk pati asnjë puthje në faqe apo shkëmbim shikimesh, diçka që padyshim shton zërat për një krizë mes të dyve.

Në media po ashtu po flitet se çifti ka anuluar edhe planet e dasmës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT