25.8 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Politika e jashtme shqiptare në 2022/ Xhaçka: “Në mes të këtij viti ishte dhe hapja e negociatave për anëtarësim me BE, dialogu është forcuar”

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka në një konferencë për shtyp ka folur për arritjet politike të Shqipërisë përgjatë vitit 2022.

Xhaçka ka cilësuar si ngjarjet më të rëndësishme ato të hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Samitin e BE të mbajtur në Tiranë, duke e cilësuar 2022 si një vit që konfirmon pjekurinë dhe profesionalizmin politik të Shqipërisë.

Po ashtu ajo foli dhe për arritjet që prekin anën humanitare që vendi ynë ka bërë në gjithë botën, duke theksuar dhe mbështetjen ndaj Ukrainës nga agresioni rus.

“Në 12 muajt që lamë pas, ka qenë një vit me arritje, Ishte një vit që konfirmoi pjekurinë dhe profesionalizmin e politikë shqiptare. Është bërë fakto i respektuar jo vetëm në rajon por edhe ne arenën global. Edhe pse një vend i vogël, në Këshillin e Sigurimit kemi pasur një performancë që është vlerësuar nga partnerët ndërkombëtare për luftën në Ukrainë.

Duke dhënë kontribut në demokracinë në rang global, politika e jashtme ka fituar dhe më shumë respekt. Axhenda u ngjesh me luftën në Ukrainë. Vëmendje i është kushtuar dhe Lindjes së Mesme si dhe për tema të thera delikate që shkojnë deri të Afrika, Libia, Koreja e Veriut de çështje të tjera si ajo e të Drejtave të njeriut, sulmi rus ndaj Ukrainës, metodat e punës në KSH.

Në mes të këtij viti ishte dhe hapja e negociatave për anëtarësim me BE. Dialogu është forcuar. Bashkëpunimi më i ngushtë do jetë dhe më Presidencën Suedeze dhe atë Spanjolle. Mbi bazën e arritjeve tona, raporti i KE për 2022 vlerësoi se pavarësisht nga sfidat e tërmetit, pandemisë dhe luftës në Ukrainë, jemi integruar. Shqipëria vlerësohet që ka bërë progres të mirë dhe ky vlerësim prefshin rolin tonë e angazhuar në shumë çështje. Votën tonë në pezullimin e Rusisë për të Drejtat e Njeriut dhe kjo na bën të vlerësohemi si parterë të besueshëm. Një tjetër ngjarje ishte ajo e Samitit të BE. Të gjitha këto janë dëshmi të transformimit të madh që ka bërë Shqipëria. Ky samit ishte një mesazh i madh që BE dha për gjithë rajonin. Rajoni ynë përmendet si pika e dytë më e rrezikuar.

Këtë vit Shqipëria kryeson procesin e Berlinit dhe do të mirëpresë atë në Tiranë. Këto janë shprehje të forcimit të bashkëpunimit në rajon. Duke nënshkruar marrëveshje, njohjen reciproke të kualifikimeve, uljen e tarifave roaming etj… Nuk ishte e rastësishme që u zgjodhëm ne, por ishte e qëllimshme e bazuar në kritere objektive. U pa dhe faktori serioz për stabilitetin në rajon. Shërbimi ynë i jashtëm ka qenë tepër intensiv. Forcimi i bashkëpunimit është kryer me Kosovës, Italinë, Zvicrën dhe të tjerë.

Dialogu strategjik me SHBA ishte një tjetër arritje e jona. Sekretari Blinken shprehu mirënjohjen ndaj nesh dhe vlerësoi faktin që strehuam shtetasit afganët, është shprehur Xhaçka.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...