13.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Shqyrtohen pamjet filmike të vrasjes së mjekut Xhuvani

Gjykata e Elbasanit ka zhvilluar një tjetër seancë maratonë prej më shumë se 4 orë në ngarkim të Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 Prill të vitit 2021 në Elbasan.

Në seancën e sotme përfundoi shqyrtimi i 4 videove filmike që prokuroria kishte siguruar mbi ngjarjen. Sakaq në seancën e radhës e parashikuar për tu mbajtuar me 22 janar do të nisë marrja e dëshmive ku në total thuhet se do të dëshmojnë plot 59 dëshmitarë .Në ndryshim nga disa seanca të mëparshme në sallën e gjyqit ishte i pranishëm vetë Arbër Paplekaj , i cili gjithashtu ka pasur mundësi të shoh edhe pamjet filmike të siguruara nga organi i akuzës. Kujtojmë se ndaj Arbër Paplekajt rëndon akuza për ‘vrasje me dashje në rrethana cilësuese’.

Ai rrezikon nga 20 vite burg deri në burg të përjetshëm. Në përfundim të seancës së sotme asnjë nga palët nuk u prononcua për kamerat , por jashtë saj avokatja e viktimës Rezarta Tahiraj pohoi se familjarët e viktimes të përfaqësuar nga ajo ia kanë besuar Drejtesise fatin e vrasësit. Unë si avokate tha ajo uroj që Drejtësia të jetë ekzemplare, mbi të gjitha në këtë proces ku provat janë shumë evidente dhe të rëndësishme pas një odiseje shtyrjesh të njëpasnjëshme, pohoi Tahiraj. Ndërsa seanca e radhës është lënë të mbahet në datë 22 janar kujtojmë se në seancën e shkuar Mirash Martini, avokati i Arbër Paplekajt kërkoi riekspertimin e vendit të ngjarjes pasi sipas tij nuk përputhet distanca e përcaktuar mes qitësit dhe viktimës, por u hodh poshtë nga gjykata bashkë më kërkesën e tij që kjo cështje të hetohet nga ekspert të pavarur.

Për vrasjen e bujshme e ndodhur pak ditë para zgjedhjeve parlamentare u vetëdorëzua Arbër Paplekaj, truprojë i drejtuesit politik të PD në Elbasan në atë kohë Gazmend Bardhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...