24.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Situata virale në qarkun e Beratit në fazën e saj kulmore, s’ka më shtretër të lirë në Pediatri

Situata virale në qarkun e Beratit është në fazën e saj kulmore. Prej gati 2-javësh numri i të prekurve nga virozat është shtuar mjaft, ndërkohë që edhe rastet e agravuara dhe shtrimet rritet nga dita në ditë. Situata paraqitet problematike në çdo repart të këtij Spitali.

Vetëm në Repartin e Urgjencës numri i vizitave arrin në 80 çdo ditë dhe shtrimet janë të shumta, ndërkohë që edhe në Repartin e Kardiologjisë ka probleme të theksuara me moshat e treta, që të prekur nga virozat paraqesin probleme kardiake dhe hipertension. Më problematike situata paraqitet në Repartin e Pediatrisë, ku rastet shërohen nga dita në ditë, duke prekur edhe fëmijën e parsalindur. Mjeku pediatër Vladimir Kumaraku ka pohuar se këto viroza janë ndryshe nga çdo virozë tjetër, pasi janë më të ashpra dhe më të egra për nga simptomate tyre. Kumaraku ka theksuar se këto viroza shfaqen me temperatura shumë të larta dhe të pandjeshme ndaj atipiretikëve, të cilët i kemi alternuar për të mundësuar uljen e temperaturave të larta.

Ai tha se Reparti i Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat ka qenë në kapacitetete tij maksimale dhe të gjithë shtretërit e Pediatrisë janë të ezauruar. Ai ka pohuar se numri i vizitave nga e hëna në të premten arrin në 70, ndërsa në fundjavë i kalon 100 vizita dhe numri i shtrimeve arrin nga 10-15 çdo ditë.

“Kjo formë e re virale që po qarkullon ka pasur edhe komplikacione nga më të ndryshmet në më të shumtën e rasteve të të prekurve. Komplikacionet kanë qenë në aparatin polmonar (bronko pneumoni),tek fëmijët vegjël nga 0-1 vjeç janë shfaqur bronkilite që janë shpjerje e bronko pneumonisë virale, shumë raste paraqesin infeksione të bajameve dhe infeksione të veshëve” -ka thënë Kumaraku, i cili ka deklaruar se duhet të shmangen edhe dyndjet drejt spitalit në ditët e para të virozës, që duhet të ndiqen më shërbimin ambulator. Kumaraku u ka bërë apel qytetarëve të Beratit që të vaksinohen familjarisht, jo vetëm me vaksinë e detyrueshme Cocid, por edhe me vaksinën “antigrip”, për ta përballuar më lehtësisht situatën e rënduar virale që po qarkullon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...