31.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Shpërthim tritoli në banesën e shefit të krimeve në Shkodër, dëmtohen muret edhe automjetet

Një sasi tritoli ka shpërthyer pak para se të zbardhej në banesën e shefit të krimeve të Komisariatit në Shkodër, Pëllumb Shpati. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 në lagjen Dobraç, ku si pasojë janë dëmtuar muret e banesës së tij por edhe automjeti i 49-vjeçarit. Pllumbi jetonte së bashku me dy vëllezërit e tij në të njëjtën banesë, ishin në total 17 anëtarë.

Për shkak të detyrës e ka cilësuar i ati i shefit të krimeve në Shkodër, Pllumb Shpatit motivin e shpërthimit në banesën e tij pak para se të zbardhej. Gjergj Shpati shprehet se dëmet janë kudo në dyer, driatare e fasadë. Në banesën e Pllumb Shpatit jetonin 3 familje, 17 anëtarë. Babai i tij thotë se nuk kanë asnjë konflikt dhe se së fundmi djali i tij nuk ka patur asnjë kërcënim.

“Kam dalë dhe kam dëgjuar krismën kam dalë dhe e kam parë. Ne jetojmë këtu 3 familje, ishte i fuqishëm, të kallxojnë vetë shikoni dëmet. Ka dëme në dritare, dyer, fasadë…

Se dimë nga erdhi, se priti kush.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...