24.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Kazakistani ndryshon ligjin, familjarëve të liderit të kombit u hiqet imuniteti ligjor

Ligjvënësit kazakë kanë miratuar një masë që anulon Ligjin për presidentin e parë – Liderin e kombit (Elbasy) – duke bërë që anëtarët e familjes së ish-presidentit autoritar të Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, të mos kenë më imunitet ligjor.

Vendimi i 13 janarit erdhi dy ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Kazakistanit anuloi ligjin “me kërkesën e ligjvënësve dhe në përputhje me referendumin e qershorit të vitit 2022, ku u vendos që emri i Nazarbaevit të hiqej nga Kushtetuta dhe u miratua vendimi që t’i hiqej statusi si Elbasy”.

Ligji në fjalë ishte miratuar në vitin 2000 dhe i ofronte Nazarbaevit dhe pjesëtarëve të familjes së tij shumë përfitime dhe imunitet të përjetshëm nga ndjekja penale, me përjashtim të akuzave të lidhura me tradhti të lartë.

Edhe pse ligji është anuluar, Nazarbaev vetë ende vazhdon të ketë imunitet nga ndjekja penale, bazuar në ligjin për presidentët.

 

 

Parlamenti gjatë kësaj jave po ashtu ia hoqi Nazarbaevit statusin si anëtar i përhershëm i nderit në dhomën e lartë të Parlamentit, Senat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...