13.5 C
Tiranë
Monday, April 28, 2025
spot_img

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 876 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:
Janë kryer 3144 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 876 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 290 raste në Tiranë, 61 raste në Lushnje, 50 raste në Vlorë, 47 raste në Fier, 43 raste në Durrës, 33 raste në Elbasan, 26 raste në Sarande, 21 raste në Kukës, 19 raste në Shkodër, Lezhë, Kavajë, 17 raste në Berat dhe Delvinë, 15 raste në Krujë, Korçë, Kamëz, 13 raste në Gjirokastër dhe Kurbin, 10 raste në Mallakastër, Gramsh, Mat, 7 raste në Librazhd, 6 raste në Tepelenë, Dibër, Himarë, Shijak, Kuçovë, 5 raste në Tropojë, Prrenjas, Peqin, Patos, 4 raste në Devoll, Rogozhinë, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Divjakë, Fushë Arrëz, Cërrik, 3 raste në Mirditë, Has Memaliaj, Poliçan, 2 raste në Malësi e Madhe, Roskovec, Skrapar, Libohovë, Konispol, 1 rast në Vorë, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 47,424 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 343 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 36-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (31 Janar 2021)
Raste të reja ditore        876
Të shëruar në 24 orë     497
Të shtruar në spitale     343
Humbje jete në 24 orë  11
Testime ditore                3144

Testime totale            358,493
Raste pozitive             78,127
Raste të shëruara       47,424
Raste Aktive                29,323
Humbje jete                 1380

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 16807
Fier  2326
Durrës  1623
Shkodër  1447
Elbasan  1383
Vlorë   1347
Lezhë 1046
Korçë    936
Berat  891
Gjirokastër 605
Dibër  433
Kukës 479

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arrestohet në Greqi Eduard Vushaj, i dënuar me 16 vjet burg për vjedhje me...

0
  Policia greke ka arrestuar 39-vjeçarin shqiptar Eduard Vushaj, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për ekzekutimin e një dënimi prej 16 vitesh burgim në...

Aksident tragjik në Gjakovë, një person humb jetën dhe tre të tjerë lëndohen

0
  Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në fshatin Vogovë të Gjakovës, ku një person ka humbur jetën dhe tre të...

Policia procedon dy persona për sherrin në Lundër ku dhunua djali i ish-deputetit Fufi

0
Policia ka proceduar penalisht dy persona të përfshirë në një sherr që ndodhi më 25 prill 2025, në një residencë në Lundër. Sipas njoftimit...

59-vjeçari akuzohet për vjedhje dhe tërheqje të 10 mijë eurove nga kartat e vjedhura,...

0
Një i huaj 59-vjeçar është akuzuar se ka tërhequr më shumë se 10 mijë euro nga një bankomat, duke përdorur kartat e debitit që...

Arrestohet 20-vjeçari, sëbashku me shokun vodhën automjetin, kapen nga kamerat

0
Tiranë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë vënë në pranga një 20-vjeçar dhe kanë shpallur në kërkim...