29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Virusi RSV po përhapet me shpejtësi tek fëmijët, çfarë thonë mjekët

Virusi respirator sinsicial ka kohë që po qarkullon te fëmijët në vendin tonë të paktën referuar shenjave simptomave klinike që shfaqnin fëmijët, por sa janë deklaruar këto raste?
Instituti i Shëndetit Publik vetëm këtë të martë ka deklaruar zyrtarisht se ka izoluar rastin e parë të prekur nga virusi.

ISHP i referohet një 16-vjeçari, i cili u paraqit në infektiv me komplikacione të rënda për të cilat edhe u intubua, por fatmirësisht djali e ka kaluar rrezikun për jetën dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët thonë se ka shumë fëmijë të tjerë të prekur nga ky virus, i cili agravon kryesisht gjendjen shëndetësore te foshnjet e vogla, duke u shkaktuar bronkopneumoni dhe pamjaftueshmëri në frymëmarrje.

Ky virus shfaq të njëjtat simptoma si gripi, temperaturë të lartë, kollë, dhimbje kraharori dhe në ditën e tretë apo të pestë, situata agravohet.

Në urgjencën e pediatrisë tanimë nuk është numri i lartë i fëmijëve që paraqiten, por se ka shumë raste të rënda, shkaktuar nga virusi respirator sinsicial dhe viruset e gripit në qarkullim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...