27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ndërpritet mësimi në 56 shkolla në vend për shkak të motit të keq

Me anë të një deklarate të publikuar në Facebook, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka njoftuar se mësimi do të ndërpritet në 56 shkolla në vend për shkak të motit të keq.

“Për shkak të situatës së rënduar të reshjeve në disa zona të vendit, pas komunikimeve intensive të këtyre ditëve me zyrat vendore arsimore dhe bashkitë, ju informojmë se mësimi është ndërprerë në shkollat e mëposhtme:

1. Shkolla 9-vjeçare “Perlat”, Hamallaj,
2. Shkolla 9-vjeçare “Met Hasa”, Durrës,
3. Shkolla 9-vjeçare “Fshati Rinia”, Durrës,
4. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mehmet Shpendi”, Shalë,
5. Shkolla 9-vjeçare “Giman”, Shalë,
6. Shkolla 9-vjeçare “Theth” Shalë,
7. Shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,
8. Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh,
9. Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,
10. Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,
11. Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,
12. Shkolla Fillore “Pog”, Pult,
13. Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult,
14. Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult,
15. Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,
16. Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult,
17. Shkolla Fillore “Azem Hajdari”, Fierzë,
18. Shkolla 9-vjeçare në Lugun e Zi, Tropojë e Vjetër,
19. Shkolla Mesme e Bashkuar “Oso Dauti”, Llugaj,
20. Shkolla 9-vjeçare ” Kolec Mekshaj”, Tale,
21. Shkolla 9-vjeçare “Grykë Lumi”, Shënkoll,
22. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Llesh Nik Daka”, Shënkoll,
23. Shkolla 9-vjeçare Marash Gjoni”, Rrilë,
24. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Zejmen”, Zejmen,
25. Shkolla 9-vjeçare “Spiten”, Zejmen,
26. Shkolla 9-vjeçare “Tresh”, Zejmen,
27. Shkolla 9-vjeçare “Pllanë”, Zejmen,
28. Shkolla 9-vjeçare (jopublike) “Effata”, Pllanë,
29. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Frank Bardhi”, Kallmet,
30. Shkolla 9-vjeçare “Rrabosht”, Kallmet,
31. Shkolla 9-vjeçare jopublike “Shën Eufemia”, Kallmet,
32. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndoc Gjetja”, Ishull Lezhë,
33. Shkolla 9-vjeçare “At Zef Pllumi”Shëngjin,
34. Shkolla 9-vjeçare “Fran Ivanaj”, Ishull Shëngjin,
35. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Kalivaç”, Ungrej,
36. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ungrej”, Ungrej,
37. Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”, Lezhë,
38. Shkolla 9-vjeçare “Beselidhja”, Lezhë,
39. Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Fishta”, Lezhë,
40. Shkolla 9-vjeçare “Kosova”, Lezhë,
41. Shkolla 9-vjeçare “Nënë Tereza”, Lezhë,
42. Shkolla e mesme profesionale ‘Kolin Gjoka”, Lezhë,
43. Gjimnazi “Hydajet Lezha”, Lezhë,
44. Shkolla e Mesme Jopublike “Rrogacionistet”, Lezhë,
45. Shkolla jopublike “Academi Center”, Lezhë,
46. Shkolla jopublike 9-vjecare “At Shtjefen Gjecovi”, Lezhë,
47. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Karl Gega”, Balldren,
48. Shkolla 9-vjeçare “Torovicë”, Balldren,
49. Shkolla 9-vjeçare Kakarriq”, Balldren,
50. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Pjetër Zarishti”, Blinisht,
51. Shkolla 9-vjeçare “Troshan”, Blinisht,
52. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndre Mjeda”, Dajç,
53. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Gjovalin Gjadri”, Gjadër,
54. Shkolla 9-vjeçare “Mark Rrozhani”, Mabë,
55. Shkolla 9-vjeçare “Manati”, Kolsh,
56. Shkolla 9-vjeçare “Barbullojë e Re”, Kolsh.

Këtë vendim e kemi marrë për sigurinë e nxënësve, deri në përmirësimin e situatës. Ndërkohë, të gjitha strukturat tona janë vazhdimisht në terren dhe bashkitë janë angazhuar për të marrë masat dhe vlerësuar situatën hap pas hapi. Mësimi për orët e humbura do të zëvendësohet në vijim sipas një kalendari të përcaktuar nga DPAP.

Falënderojmë të gjithë prindërit, nxënësit dhe mësuesit për mirëkuptimin dhe angazhohemi maksimalisht për të bërë ç’është e mundur për rikthimin sa më shpejt në normalitet.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...