27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Nuk jemi të vetëdijshëm se themelimi i Asociacionit po vihet si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE”, shprehet KiE

Në maj të vitit 2022, Kosova e ka dorëzuar aplikacionin për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Derisa ende po pritet një përgjigje nëse ky aplikacion do të ketë epilog pozitiv, së fundmi ka pasur raportime se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është vënë si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

KiE, në përgjigjen drejtuar Klan Kosovës, ka cituar ministren e Jashtme Gjermane, e cila më 22 maj të vitit të kaluar, në mbledhjen e 132-të Komitetit të Ministrave në Torino, pati thënë se: “Gjermania po e mbështet pa mëdyshje kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

Po ashtu, në përgjigjen dërguar Klan Kosovës, KiE ka cituar edhe ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili, sipas KiE, në disa raste ka deklaruar: “Themelimi i Asociacionit është rënë dakord nga palët në kuadër të Dialogut që në vitin 2013/2015. Tani ajo duhet të zbatohet, pasi zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është çështje e sundimit të ligjit dhe e rrugës përpara për Dialogun”.

Këshilli i Evropës ka thënë se nuk ka informacione që një kusht i tillë po i vihet Kosovës.

“Megjithatë, nuk jemi të vetëdijshëm se themelimi i Asociacionit po vihet si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE”, u tha në këtë përgjigje.

Ditë më parë, mediumi “Koha”, raportoi se bllokimi i mëtejshëm i themelimit të Asociacionit nuk do ta bëjë më të lehtë për Kosovën arritjen e shumicës së nevojshme pas aplikimit të saj për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Këtë deklaratë, mediumi në fjalë ia atribuoi Ambasadës gjermane në Prishtinë, duke shtuar se kjo do të përbëjë gjithashtu pengesa serioze në procesin e mëtejshëm të asocimit në BE. Ndërkaq, u raportua po ashtu se ka dështuar anëtarësimi i Kosovës në KiE, gjë të cilën e mohoi ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke theksuar se “anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i pakthyeshëm”.

“Procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës është i pakthyeshëm dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të angazhohet që faza e parë të kalohet sa më parë”, u tha në një deklaratë publike për media të MPJD-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...