25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Manastirliu: Situata me COVID-19 është në kontroll, nuk shkojmë tek masat e reja kufizuese

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Rinasi ka bërë një përmbledhje të situatës me COVID-19 në Shqipëri.

Manastirliu thotë se situata është në kontroll pavarësisht se 2 javët e fundit ka një rritje të shifrave. Ajo thotë se spitalet nuk kanë ende mbingarkesë që të çojë drejt shtrëngimit të masave kufizuese. Ajo gjithashtu thotë se Shqipëria është ende në mes të luftës ndaj COVID-19, por sipas saj falë masave kufizuese kurba epidemiologjike po mbahet në mënyrë të kontrolluar.

”Më lejoni të në vijim çfarë ka thënë Komiteti, të vë theksin në disa elementë të rëndësishëm. E para vërehet që kemi një rritje të qëndrueshme të infektimeve. Pavarësisht se incidenca tregon se ka rritje dy javët e fundit, situata e kontrolluar. Numrat në spitale të qëndrueshme, edhe pse të rritur në javën e fundit. Edhe numri i pacientëve në terapi intensive është i qëndrueshëm.

Lufta me virusin ende nuk ka përfunduar, po vijojmë punën për fuqizimin e kapaciteteve, spitalet, nuk jemi në mbingarkesë që të na drejtojë drejt masave të reja kufizuese.

Fuqizimi dhe forcimi i masave ekzistuese është i një rëndësie primare në këto momente. Kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve, maska, distanca, higjiena. Protokolli, zbatimi i masave është i rëndësishëm. Sot ësthë ditë e rëndësishme. Kurorëzon përpjekejt e kryeministrit dhe qeverisë. Ardhja e vaksinave siguron dozën e dytë, vijon vaksinimin të ekipeve tona të spitaleve covid. Jep mundësinë për zgjerimin e fashës së vaksinimit.

Sot në Tiranë funksionojnë 10 pika vaksinimi. Testet antigen kanë krijuar lehtësi për qytetarët, por dhe realizimi, vendbanimi, pa pritur ekipet që të vijnë.

Jemi ende në mes të luftës, ashtu siç shihet në vendet e rajonit. Shqipëria e dyta pas Serbisë që garanton dozat e vaksinës. Po përdorim armën perfekte. Falë këtyre masave po mbajmë kurbën epidemilogjikë në mënyrë të kontrolluar. Në fund të ditës edhe vaksina është një e tillë.

Kemi kapacitetet, gati dhe hapja e qëndrave të tjera të vaksinimit. Në Shkodër dhe Vlorë do jenë dy qendrat e tjera, ndërkohë shtrihemi në territor nëpërmjet procesit të vaksinimit.”- tha Manastirliu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...