10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Horoskopi ditor, e hënë, 23 Janar 2023

Dashi
Kjo mund të jetë një periudhë delikate për shëndetin, ndaj tregohuni të kujdesshëm. Situata në familje mund të mos jetë aq normale apo e qëndrueshme sa mendoni, pasi nuk përjashtohet mundësia e një debati. Në këtë rast, përpiquni të jepni ndikim stabilizues.

Demi
Shoqëria e këndshme do të jetë një përvojë rinovuese. Shpërblimet financiare të sotme mund të mos jenë në përputhje me pritshmëritë tuaja. Problemet që lidhen me familjen duhet t’i jepet prioriteti më i lartë.

Binjakët

Sot do të keni mundësi të kurseni një shumë të moderuar parash. Miqtë ose bashkëshorti/bashkëshortja do të gjallërojnë një ditë të mërzitshme dhe të ngadaltë. Gjërat duket se janë në favorin tuaj në punë.

Gaforrja

Buzëqeshni, pasi sot ky do të jetë kundërpërgjigjia më e mirë për të gjitha problemet tuaja. Edhe pse pozicioni juaj financiar do jetë i qëndrueshëm, një dalje e vazhdueshme e parave do t’ju pengojë të realizoni plane të reja. Një mendim apo mesazh pozitiv nga bashkëshorti apo i dashuri juaj, do t’ju rrisë moralin sot.
Luani

Biznesmenët e kësaj shenje të zodiakut duhet të shmangin njerëzit që kërkojnë ndihmë financiare, por që nuk janë të besueshëm në shlyerjen e borxheve. Sjellja e gëzimit te të tjerët dhe falja e tyre për gabimet e së kaluarës, do të jetë një përvojë shumë e kënaqshme për ju. Udhëtimi i ndërmarrë për perspektiva të reja pune, do të japë rezultate pozitive.

Virgjëresha

Performanca e fëmijëve tuaj do t’ju sjellë kënaqësi të jashtëzakonshme. Tregohuni me takt me bashkëshortin tuaj, pasi ai mund të mos jetë në një humor shumë të mirë. Bëni kujdes në aspektin profesional.

Peshorja

Sot, vetëbesimi më i madh do të sjellë përparim në planet tuaja afatshkurtra. Mund të ketë humbje parash sot, tregohuni vigjilentë gjatë kryerjes së transaksioneve financiare ose nënshkrimit të dokumenteve të rëndësishme. Lajmet e papritura dhe të mira gjatë pjesës së fundit të ditës do të sjellin lumturi për të gjithë familjen. Tregojini ndjenjat tuaja të dashurit tuaj sot, mos e shtyni këtë për të ardhmen.

Akrepi

Mos ndiqni fantazitë, përpiquni të jeni realistë në të menduarit tuaj. Sot gjithçka do të shkëlqejë rreth jush, sepse jeni të dashuruar! Pjesëtarët më të moshuar të kësaj shenje të zodiakut ka gjasa të takohen me miqtë e vjetër sot, në kohën e tyre të lirë.

Shigjetari

Nëse nuk keni qenë mirë, ka mundësi që të shëroheni dhe të përfshiheni në aktivitete në natyrë. Bëni diçka që do të sjellë energji në shtëpinë tuaj. Duket se do të ketë shumë emocione në jetën tuaj të dashurisë.

Bricjapi

Bëni kujdes me peshën trupore dhe mos e teproni me ushqimin. Jini të fshehtë për investimet dhe për qëllimet tuaja të ardhshme. Aftësia juaj për t’u bërë përshtypje të tjerëve do të sjellë shpërblime.

Ujori

Mund të pushtoheni nga magjia e dashurisë sot. Thjesht ndjeni lumturinë. Kompetenca juaj profesionale mund të vihet në provë. Duhet të përqendroni vëmendjen dhe energjitë tuaja për të arritur rezultatet e dëshiruara.

Peshqit

Dikush po ju vëzhgon fshehurazi dhe ju konsideron si një model. Romanca mund të vijë në rrugën tuaj, pasi një miqësi mund të kthehet në diçka më të thellë. Shmangni një romancë në zyrë, pasi kjo mund të dëmtojë imazhin tuaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...