25 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Akuza e noterëve për Luizin: “Na kërkoi lekë për probleme shëndetësore”. Reagojnë familjarët e Luizit

Në emisionin “Fan Club” në Top Channel ishin të ftuar dy noterë, Artan Treska (ish-kryetar i Dhomës së Noterëve të Tiranës) dhe Fatmir Laçej (nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve), të cilët treguan se pse Luizit i është hequr licensa e noterit.

Noterët pretendojnë se përmes një kërkese zyrtare në vitin 2018, Luizi ka kërkuar lekë nga Dhoma e noterisë dhe ka përfituar një fond prej 2 milion lekësh të vjetra. “M’u duk e habitshme kur e dëgjova. Nuk më erdhi mirë. Në fund të ditës ka qenë pjesë e komunitetit tonë dhe një noter nuk mund të gënjejë. Në dokument nuk ka cilësuar as tumor as asgjë tjetër. Vetëm probleme shëndetësore”, tha noteri.

Lajmet se Luizi mund ta ketë përdorur sëmundjen dhe më parë për të fituar para kanë sjellë një reagim nga familjarët e tij. Ato kanë bërë një status në rrjete sociale ku kanë shkruar se dikush po mundohet t’i prishë imazhin këngëtarit në një kohë kur ai nuk është prezent për të dhënë shpjegimet e tij apo për t’u vetëmbrojtur.

“Shumë fjalë të thëna publikisht në vendin jo të duhur dhe në momentin e gabuar! Në një moment kur publiku do dhe vlerëson një Artist, dikush mundohet t’i uli dhe prishi imazhin! Nuk mund të flasim kaq kollaj nëpër media e portale duke ngritur akuza për një person i cili së pari nuk është prezent dhe mbi të giitha s’ka mundësinë dhe “lirinë e fjales” të mbrohet e të japi shpjegimet e tij. Prandaj prisni njerëz, çfarë ju nxiton? Koha është e shkurter dhe ditet e gjata”, shkruhet në reagimin e familes së Luizit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime...

0
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering”...

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...