29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Sarah dhe PM së shpejti prindër? Këngëtari i njohur habit me deklaratën e bërë

Young Zerka ka qenë në rradhët e të ftuarve mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zemër Luana”.

Siç e ka zakon ky emision, këngëtari është vendosur përballë lojërave, duke zbuluar nën pretekstin e tyre të vërteta që nuk i dinim rreth tij dhe personave që e rrethojnë. Dhe kështu ka ndodhur!

Teksa ka realizuar lojën e sekreteve me fotot e personazheve në “Zemër Luana”, Young Zerka është ndalur tek fotoja e Dj PM dhe Dj Dagz, dhe ka treguar një sekret.

“Ashtu si Pm dhe Dagz do të bëhet baba,”- ka thënë Zerka, duke na lënë ne të mendojmë që ndoshta ka ardhur momenti që çifti Sarah Berisha dhe Dj Pm mund të kenë në planet e afërta një fëmijë.

Zerka e ka kaluar duke qeshur këtë moment, prandaj për diçka fikse nuk mund të flasim.

PM, i cili nisi një romancë me blogeren brenda “Big Brother Vip”, me heret ka folur si rrallë herë për partneren e tij dhe planet për të ardhmen.

Mes të tjerash një ndjekës pyeti çiftin se kur kanë në plan të martohen ose të bëjnë një fëmijë së bashku.
Dj Pm tha në përgjigjen e tij se martesa nuk është në planet e afërta të tij dhe Sarah, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë menduar si gjë.

“Nuk e di, kur të vijë koha. Për momentin nuk është se e kemi bërë plan kështu që kur të vijë koha. Besoj që disa gjëra bëhen me kohën. Disa gjëra vërehen vetë. Por nuk e kemi menduar këtë pjesë, përkundrazi shumë shpesh tallemi me njëri-tjetrin “do të mbesim pa martuar”- u shpreh ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...