31.5 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Lufta në Ukrainë, Qendra historike e qytetit të Odesas shpallet zonë e rrezikuar e Trashëgimisë Botërore

Qendra historike e qytetit ukrainas të Odesas, është shpallur zonë e rrezikuar e Trashëgimisë Botërore nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturë (UNECSO). Agjencia ka thënë se vendimi i saj e njeh “vlerën e jashtëzakonshme” të kësaj zone. Mirëpo Rusia e ka kritikuar këtë vendim, duke thënë se është “i motivuar politikisht”. E njohur si perla e Detit të Zi, Odesa është bombarduar disa herë nga Rusia, prej nisjes së luftës në Ukrainë.

Vitin e kaluar, banorët kanë tentuar të mbrojnë monumentet e qytetit dhe disa ndërtesa, duke i mbuluar me thasë. Duke folur pas votimit, shefja e UNESCO-s, Audrey Azoulay, ka thënë se shpallja e qytetit si zonë e Trashëgimisë Botërore është hap i rëndësishëm.

Ajo ka thënë se vendimi nënkupton që të gjitha vendet anëtare të konventës, përfshirë Rusinë, kanë obligim “që të mos e shkatërrojnë me qëllim” këtë zonë. Disa pjesë të Odesas janë shpallur në listën e Trashëgimisë Botërore në rrezik, çka do të thotë se UNESCO i jep qytetit qasje në ndihmë teknike dhe financiare.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka mirëpritur këtë vendim, duke thënë se është “mirënjohës ndaj partnerëve që na kanë ndihmuar në mbrojtjen e kësaj perle nga sulmet e pushtuesit rus”. Rusia, e cila ka tentuar vazhdimisht që të shtyjë votimin, e ka akuzuar Ukrainën për “shkatërrim” të monumenteve të veta.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...