31.5 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare: Numri i dëmeve pezull në sigurime në fund të vitit 2022 rezulton në nivelin më të ulët historik

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare deklaron se numri i dëmeve pezull në tregun e sigurimeve të Jo-jetës, në raport me numrin e dëmeve të trajtuara nga shoqëritë e sigurimeve rezulton të jetë në nivelin më të ulët historik në fund të vitit 2022. Në një analizim të të dhënave, rezulton se në fund të vitit 2022 vetëm 13.4% e numrit total të dëmeve të trajtuara, janë ende pezull (në proces vlerësimi/ trajtimi, të miratuara por ende të papaguara ose në proces gjyqësor).

Referuar të dhënave, nga viti 2010-2016, raporti është luhatur në shifrat 24%-28%, ndërsa në vitin 2017 ka pësuar ulje, për t’u rritur në vitin 2019 në masën 21.2%, ndikuar kryesisht edhe nga efekti i dëmeve të dy ngjarjeve të tërmetit.

Nga viti 2019 trendi ka vijuar në rënie, duke arritur në 13.4% në fund të vitit 2022. Ndikim në uljen e praktikave të dëmeve pezull kanë pasur inspektimet vijuese të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në të gjitha shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës, me fokus kryesisht dëmet, trajtimin dhe pagesën e tyre brenda afateve të përcaktuara edhe në ligjin e ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit.

Kjo është reflektuar direkt edhe në uljen me rreth 20% të numrit të praktikave të dëme pezull, nga 10,745 në fund të vitit 2021, në 8607 në fund të vitit 2022.

 

 

E njëjta tendencë konstatohet edhe sa i përket sigurimit TPL (sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësive ndaj palëve të treta), segmenti më i madh i tregut të sigurimeve. Referuar të dhënave, në fund të vitit 2022, numri i dëmeve pezull kundrejt dëmeve të trajtuara për sigurimin TPL rezulton të jetë 22.4%, shifra më e ulët që nga viti 2010, kur janë analizuar të dhënat. Numri i dëmeve pezull në raport me dëmet e trajtuara nga shoqëritë e sigurimit vlerësohet si një tregues kyç për sa i përket gatishmërisë, efikasitetit dhe korrektësisë për t’iu përgjigjur në kohë dhe pa vonesa të siguruarve për pagesën e dëmeve për çdo ngjarje sigurimi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...