21 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Arrestimi i Charles McGonigal/ Berisha: “Shqiptarët duhet të marrin vesh të vërtetën, Rama të vijë këtu të japë dorëheqjen”

Arrestimi i Charles McGonigal, ish-drejtori i Kundërzbulimit të FBI është bërë objekt debati sot në sallën e Kuvendit.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka lëshuar një lumë me akuza në drejtim të Ramës, se i ka dhënë para McGonigal-it për të sulmuar opozitën.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, këto ditë Shqipëria gjendet në epiqendër të një cikloni që do pushtonte çdo vend të madh. Kryeministri i Shqipërisë, ministrat e tij, këshilltarët, janë të implikuar direkt në një aferë korruptive në korruptimin e njërit prej njerëzve me njohuri të një institucioni më sensitiv në SHBA për sigurinë e këtij vendi dhe të vendeve të lira. Prej muajsh një juri ka urdhëruar hetimin e çdo mesazhi, takimi, udhëtimi, çdo dhurate, çdo e-maili dhe gjithçka tjetër midis Mcgonigal dhe Duçkën, Nezës dhe Ramës. Kjo juri e citon në vendimin e saj Edi Ramës dhe vetëkuptohet se për të bërë një kontroll të tillë, nuk bëhet pa vendosur nën hetim personat e sipërcituar. Skandali shpërtheu në mënyrën më të fuqishme pas arrestimit në aeroportin e SHBA të ish-zyrtarit nga FBI, i cili akuzohet se në raport me kryeministrin e Shqipërisë ai ka fshehur, manipuluar, falsifikuar, dokumente. Akuzohet se ky njeri i pafytyrë, pa karakter, që ka shkelmuar interesat e vendit të tij, ka marrë porosi me para nga zyra e kryeministrit shqiptar, për të hetuar lobimin e opozitës. për të manipuluar….Jemi këtu ne dhe qëndrojmë sot deri pasnesër ne drekë. Ky kryeministër ka kryer një krim të shëmtuar. Ka keq shfrytëzuar një njeri të pamoral. Në vend që ta denonconte në vendin e tij, e ka përdorur kundër opozitës, për manipulime, kundër saj. Kjo ndodh vetëm në Korenë e Veriut, apo në Venezuelë.”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se oligarku rus Deripaska i ka tentakulat e tij në të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare.
Ai akuzoi Damian Gjiknurin si zëdhënës të interesave ruse në Shqipëri.

 

 

“Nuk mund të ketë sot debat tjetër përveç këtij debati. Shqiptarët duhet të marrin vesh të vërtetën. Edi Rama të vijë këtu të japë dorëheqjen dhe të shkojë të dëshmojë në SHBA. Çfarë doni më shumë se kaq? A e dini kush ishte McGonigal, funksioni i tij, që i çuat ju paratë e kompanive të oligarkut rus. E dini ju se Deripaska i ka tentakulat e tij në të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare. A e dini ju se Damiani juaj është zëdhënës kryesor i interesave ruse në Shqipëri”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...