10.5 C
Tiranë
Friday, November 29, 2024
spot_img

“SPAK duhet të flasë”/ Alibeaj kërkon nisjen e hetimeve në lidhje me skandalin McGonigal

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar SPAK të nisë hetimet në lidhje me skandalin McGonigal në lidhje me përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në këtë aferë korruptive.

Ai deklaroi se SPAK duhet të nisë procedimin penal pas kërkesës së Partisë Demokratike, që Rama t’i nënshtrohet drejtësisë.

“E dini fare mirë tashmë edhe nga ana juaj. Oligarku rus paska marrë edhe titullin e të qenurit investitor strategjik në dy investime në Shqipëri në vitin 2018 në hecin e Shushicës, Sot duhet të ishte momenti kur Edi Rama duhet të dilte dhe të fliste.

Vetëm kur je i pandehur ke të drejtë të heshtësh, I kapur në flagrancë në SHBA por ai ka detyrim të përgjigjet para shqiptarëve. Ka kaq kohë që ka hedhur baltë për rublat ruse. Paska qenë ky me dollarë amerikanë dhe të korruptuar të funksionarëve të lartë të FBI dhe qëllim paska diskriminim dhe asgjësimin e SHBA. Duhet të japë sqarime. Tani nuk është më çështje që e kanë bërë miqtë dhe shokët.

E ka bërë ai. SPAK duhet të flasë. Ka folur drejtësia amerikane. Ka nxjerrë prova dhe fakte. Ka akuzuar gjysmën tjetër të grupit të strukturuar kriminal. Gjysma tjetër që është Edi Rama duhet t’i nënshtrohet drejtësisë. SPAK duhet të nisë një procedim penal. Ne kemi paraqitur procedimin penal për të vënë në lëvizje këtë mekanizëm”, deklaroi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT