29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Deputetja e PD nxjerr denoncimin, thirrje qytetarëve: Mbas datës 20 shkurt nuk bëhen më analiza në spital

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka nxjerrë sot një denoncim të një qytetareje nga Dibra. Në mesazhin që ka ardhur në adresë të Vokshit qytetarja shprehet se pas datës 20 të çdo muaji në spitalin e Dibrës nuk bëhet asnjë analizë, ndërsa edhe pacientet sipas saj detyrohen që të shkojnë në privat.

Ndërkohë, demokratja Vokshi kujton aferën e ish-zyrtarit të FBI-së, Mcgonigal, duke shtuar se ai ka marrë 225 mijë dollarë ryshfet nga kryeministri Edi Rama. Mes të tjerash Vokshi iu bën thirrje qytetarëve që të protestojnë më 11 shkurt.

Denoncimi nga një qytetare nga Dibra.

Pas datës 20 të cdo muaji në Spitalin e Dibrës nuk bëhen më analiza se nuk ka fonde… pacientët detyrohen të shkojnë te privatët … ose të mos i bëjnë fare analizat sepse nuk i përballojnë dot cmimet.
E ndërkohë që Rama paguan 225 mijë dollarë rryshfet për të korruptuar drejtuesit e FBI, për qytetarët shtohet kalvari i gjatë i rropatjeve dyerve të spitaleve pa marrë asnjë shërbim.
Kjo është #shëndetësiafalas që Rama rezervoi për shqiptarët.
@manastirliu.ogerta e cdo person i përfshirë në aferat korruptive të PPP-ve në shëndetësi duhet të ishin sot para drejtësisë.
Sot, cdo qytetar nga jugu në veri duhet të reagojë, të protestojë për të drejtat themeltare kushtetuese.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...