30 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Foto/ Humbi jetën pas abortit, Drejtori i Spitalit të Elbasanit: Tek ne mori trajtimin e nevojshëm!

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme, ku një 34-vjeçare në Elbasan, humbi jetën në maternitet, vetëm disa orë pas abortit.

Pas ngjarjes tragjike, policia procedoi penalisht dy mjekët e maternitetit. Mediat kanë siguruar dëshminë e mjeku reanimator, Behar Gjevori i cili u procedua penalisht nga policia pas ngjarjes së rëndë.

Ai tregon se e reja kishte abortuar edhe disa herë më parë, ç’ka e shtonte rrezikun e ndërhyrjes. Mjeku Gjevori shprehet se 34-vjeçarja në momentin që doli nga spitali, ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas anestezisë, mjeku shprehet se 34-vjeçarja iu nënshtrua edhe kontrollit me eko, ku ka rezultuar se ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjevori tregon se pas kësaj, vajza është larguar.

Drejtori i spitalit të Elbasanit, Agron Gaxha thotë se 34-vjecarja që humbi jetën pasi kishte kryer abort e mori trajtimin e nevojshëm mjekësor në spital. Gaxha shprehet se janë në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore për të mësuar shkaqet e humbjes së jetës.


“Pacientja ka marrë trajtimin e nevojshëm në spital. Nuk mund të shprehemi për shkaqet e humbjes së jetës pa dalë ekspertiza mjeko-ligjore. Jemi ende në pritje të shkresës
”, tha Gaxha

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...