29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vizita e parë në Mbretërinë e Bashkuar që nga pushtimi rus i Ukrainës, Zelensky takim me kryeministrin Rishi Sunak

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritu në Mbretërinë e Bashkuar, në vizitën e tij të parë që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar.

Ai u takua me kryeministrin Rishi Sunak dhe do të mbajë një fjalim në Parlament. Me pas do të takohet me Mbretin.

Zelensky postoi foto me Sunak në Instagram dhe shkroi: “Mbretëria e Bashkuar ishte një nga të parat që i erdhi në ndihmë Ukrainës. Dhe sot jam në Londër për të falënderuar personalisht popullin britanik për mbështetjen e tyre dhe kryeministrin Rishi Sunak për udhëheqjen e tij.”

Qeveria britanike, po ashtu, njoftoi se trajnimi që u bën forcave ukrainase do të zgjerohet dhe në trajnime do të përfshihen edhe pilotët e avionëve luftarakë dhe marinsat.

Zelensky iu adresua ligjvënësve britanikë në marsin e vitit të kaluar, në një video nga Kievi.

Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, Zelensky ka realizuar vetëm një shtet të huaj, përkatësisht ai vizitoi Shtetet e Bashkuara dhjetorin e vitit të kaluar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...