29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ushtria austriake dhe ekipet gjermane të shpëtimit pezullojnë operacionet e shpëtimit nga tërmetet në Turqi

Ushtria austriake dhe ekipet gjermane të shpëtimit kanë pezulluar operacionet e shpëtimit nga tërmetet në Turqi, për shkaqe sigurie.

Një zëdhënës i ushtrisë së Austrisë tha se ka pasur “përplasje mes grupeve”, pa dhënë më shumë detaje.

Ai i tha agjencisë së lajmeve AFP se 82 ushtarë nga Njësia për ndihmë në fatkeqësi natyrore të ushtrisë austriake ishin strehuar në provincën jugore turke, Hataj, “në një kamp me organizatat ndërkombëtare, duke pritur për udhëzime”.

Ata shkuan në Hataj të martën, më 7 shkurt, me 45 tonë pajisje dhe arritën të shpëtonin nëntë persona që ishin të bllokuar nën rrënoja.

 

 

Ata pritet të kthehen në Austri të enjten, por kjo çështje ende po shqyrtohet, tha zëdhënësi.

Një vendim të ngjashëm për të ndalur operacionet e shpëtimit është marrë edhe në Gjermani nga Agjencia Federale për Ndihmë Teknike dhe nga organizata joqeveritare, që është e specializuar për të ndihmuar viktimat e fatkeqësive natyrore, ISAR, tha zëdhënësi i kësaj organizate.

“Në orët e fundit, situata e sigurisë në provincën Hataj duket se ka ndryshuar”, tha zëdhënësi i ISAR, Stefan Heine. “Ka më shumë raportime për përplasje midis fraksioneve të ndryshme, ka pasur edhe të shtëna”.

Ekipet gjermane “po qëndrojnë në kampin e përbashkët tani për tani si rezultat i kësaj situate” dhe do t’i rikthehen punës së tyre të kërkim-shpëtimit kur autoritetet turke të mbrojtjes civile “të besojnë se situata është mjaftueshëm e sigurt”.

Një tërmet prej 7.8 ballësh goditi në orët e para të 6 shkurtit Turqinë dhe Sirinë dhe u pasua me qindra pasgoditje, përfshirë një tërmet prej 7.5 ballësh. Deri më tani vlerësohet se nga tërmetet në këto dy shtete kanë vdekur mbi 28.000 persona./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...