24.9 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Abuzonte seksualisht me 20-vjeçaren me probleme mendore, policia e Elbasanit zvarrit çështjen

Nëna denoncoi rastin e abuzimit seksual te vajzës së saj 20-vjeçare nga fqinji i saj. Ky rast tragjik u manipulua nga Policia e Cërrikut dhe familja e vajzës u la për 12 orë në Komisariatin e Cërrikut me pretekstin e procedurave.

“Në Komisariatin Elbasan nuk më pranuan, nuk ke të drejtë se jeton në Belsh. Nuk ma morën kallëzimin. Nuk e di kush ishte ai personi aty, por tha nuk kam të drejtë të marr. Isha bashkë me vajzën. Pastaj më tha që do shkosh në Cërrik. Ishte ora rreth nëntë e gjysmë e mëngjesit. Atje më ka pritur një zotëri. Ndenjëm nga ora 10 e gjysmë deri në 11 e gjysmë të darkës. Pritëm psikologen, erdhi psikologia, iku. Nuk e di pse kaq shumë. Kemi ndenjur, as ha, as pi, asgjë fare”, tha denoncuesja.

Në fund ata u shantazhuan brenda komisariatit, ku u lanë të përballeshin me abuzuesin, i cili në mënyrë të çuditshme u la i lirë.

“Atë ditë që bëra kallëzimin, e kanë marrë, e kanë futur brenda, ndërkohë që ne na merrnin në pyetje, gocën edhe mua bashkë. Pas orës 10 e gjysmë të darkës, kemi ndenjur në komisariat. Asgjë, rezultate nuk po shihnim. Më në fund zotëria (Ferit Hysa) del para meje. Ikën për shtëpi. I kam thënë shefit që si ka mundësi. Më tha 2-3 ditë maksimumi do ta hetojmë në gjendje të lirë pastaj do të marrim masa do ta marrim brenda. Me mirëbesim ika, erdha në shtëpi. Prit se po merret, hiç asgjë”, u shpreh denoncuesja.

Pas policisë, manipulimi i rastit vazhdoi tek mjeko-ligjori dhe Prokuroria e Elbasanit. Prokurori Mustafa Turku, ka 7 muaj, që nuk bërë asgjë për të zbardhur këtë rast abuzimi.

“Kemi bërë vizitën tek mjeku ligjor në Elbasan. Kaloi një javë dhe isha në tension, ka dalë, s’ka dalë. Kam vajtur kam takuar Altinin, personalisht në zyrë. Më ka pritur, filloi që jo po kështu, jo po ashtu. E kaloi çështjen në politikë. Ça do fitosh ti, jo po është kot, ja u fut ai gjashtë mua, nuk fiton asgjë… Tha unë përgjigjen e kam nxjerrë, goca është e zhvirgjër tha brenda këtij afati, përgjigjen e kam çuar tek prokurori dje. Tek prokurori isha dje dhe përgjigja nuk ka ardhur. Jo po kam mesazhe me prokurorin. Zoti Turku nuk ka bërë asgjë. Fare, asgjë. Jam e shqetësuar pse prokurori nuk më pret të më japë një informacion. Kam vajtur tre herë, një herë më ka pritur, dy herë më ka refuzuar pritjen”, tha denoncuesja.

“Çështja është në hetim akoma. S’ka gjë për momentin”, tha prokurori

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...