19.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Tërmeti në Turqi konsiderohet fatkeqësia më vdekjeprurëse që nga themelimi i vendit, 100 vjet më parë

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan njoftoi të martën se më shumë se 35,000 njerëz kanë vdekur në Turqi si pasojë e tërmetit të javës së kaluar, duke e bërë atë fatkeqësinë më vdekjeprurëse që nga themelimi i vendit, 100 vjet më parë.

Teksa është pothuajse e sigurt që numri i të vdekurve do të rritet edhe më tej, shumë nga dhjetëra mijëra të mbijetuarit e mbetur të pastrehë po përpiqen të përmbushin nevojat bazë, si gjetja e strehimit nga i ftohti.

Vdekjet e konfirmuara në Turqi i kaluan ato të regjistruara nga tërmeti masiv i Erzincanit në vitin 1939, që vrau rreth 33,000 njerëz.

Erdogan tha se 105,505 u plagosën si rezultat i tërmetit dhe pasgoditjeve të tij të 6 shkurtit, me epiqendër në Kahramanmaras. Pothuajse 3,700 vdekje janë konfirmuar në Sirinë fqinje, duke e çuar numrin e vdekjeve në të dy vendet në mbi 39,000.

Presidenti turk, i cili i është referuar tërmetit si “katastrofa e shekullit”, tha se më shumë se 13,000 njerëz ende po trajtohen nëpër spitale.

Duke folur në Ankara pas një takimi pesë-orësh të kabinetit të mbajtur në selinë e agjencisë së fatkeqësive AFAD, Erdogan tha se 47,000 ndërtesa, të cilat përmbanin 211,000 banesa, ishin shkatërruar ose ishin dëmtuar deri në pikën që duhet të demolohen qëllimshëm.

“Ne do të vazhdojmë punën tonë derisa të nxjerrim qytetarin tonë të fundit nga ndërtesat e shkatërruara”, tha Erdogan për përpjekjet e vazhdueshme të shpëtimit.

Agjencitë e ndihmës dhe qeveritë nga mbarë bota kanë shtuar përpjekjet për të sjellë ndihmë në pjesët e shkatërruara të Turqisë dhe Sirisë.

Situata është veçanërisht e pashpresë në Siri, ku lufta civile 12-vjeçare ka komplikuar përpjekjet për t’u dalë në ndihmë të prekurve në këtë zonë, si dhe ka sjellë presione të ndryshme mbi mënyrën se si të transferohen ndihmat në vend. Disa njerëz atje thanë se nuk kanë marrë asgjë.

Ministria siriane e Shëndetësisë njoftoi se numri i të vdekurve është 1,414, dhe 1,357 të tjerë janë të plagosus, vetëm në zonat e kontrolluara nga qeveria.

Të martën, Kombet e Bashkuara ndanë një shumë prej 397 milionë dollarësh për të ofruar “ndihma dëshpërimisht të nevojshme për gati 5 milionë sirianë” për tre muajt e ardhshëm.

Deri në marrëveshjen e së hënës midis OKB-së dhe qeverisë siriane të presidentit Bashar Assad, ndihmat ishin lejuar të dërgoheshin vetëm në një zonë përmes një kalimi të vetëm kufitar me Turqinë, ose përmes territorit qeveritar.

Presidenti Assad ra dakord të hapë dy pika të reja kalimi nga Turqia në veriperëndim të vendit të kontrolluar nga rebelët për të ofruar ndihma dhe pajisje të nevojshme për miliona viktima të tërmetit.

Vendkalimet në Bab Al-Salam dhe Al Rae do të jenë të hapura për një periudhë fillestare prej tre muajsh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...