30.3 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

60-vjeçari u dogj i gjallë brenda në banesë, fqinjët denoncojnë: Ambulanca erdhi me vonesë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë në Shkodër ku një banesë është përfshirë nga flakët, ku humbi jetën Kapllan Nasufi dhe u plagos rëndë bashkëshortja e tij.

Sakaq fqinjët e tyre janë shprehur se ambulanca është vonuar dhe nuk ka ardhur në kohë në vendin e ngjarjes.

“Ka qenë brenda cifti, ka ra flaka e madhe, gruaja ka dalë, Kapllani ka vdekur, është shkrirë brenda. Kushte kanë pasur të këqija boll. Ambulanca ka ardhur me vonesë, policia më shpejt. Ata kujtojnë se njerëzit tallen. Sa herë marrin ambulancën, duan të dinë sa vjece je. Zjarrfikësja ka ardhur bashkë me policinë, ambulanca erdhi me vonesë”– u shpreh një prej fqinjeve të familjes Isufi.

Po këto pretendime të fqinjëve i ka hedhur poshtë drejtori i spitalit Shkodër Senad Halluni, i cili në një reagim për mediat është shprehur se ambulanca ka shkuar pas 7 minutash në vendin e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...