27.2 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Kapen në flagrancë duke shpërndarë doza me lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohen 2 të rinjtë në Tiranë

Dy të rinj Xh.K 23 vjeç dhe A.Th 28 vjeç, banues në Kamzë janë arrestuar në flagrancë duke shpërndarë doza me lëndë narkotike pranë shkollave. Një nga të rinjtë kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Kamzë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Stop”.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që shpërndanin doza kanabisi, në afërsi të shkollave, në Kamzë.

Njëri nga të arrestuarit kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për një vepër tjetër penale.

Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shpërndarjes së dozave të lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Stop”.

Në kuadër të këtij operacioni u kapën në afërsi të dy shkollave të ndryshme në Kamzë dhe u vunë në pranga shtetasit Xh. K., 23 vjeç dhe A. Th., 28 vjeç, të dy banues në Kamzë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin doza të lëndës narkotike kanabis, në afërsi të shkollave, në Kamzë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime...

0
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering”...

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...