32.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

“Çfarë më tha Tom Doshi për deklaratat e ambasadores Yuri Kim”

Kryetari në detyrë i Partisë Social Demokrate, Engjëll Bejtja, foli  për kandidimin e Tom Doshit nën siglën e PSD dhe deklaratat e ambasadores amerikane, Yuri Kim.

Bejtja tha se ndaj Tom Doshit janë hedhur edhe më parë akuza, por institucionet shqiptare e kanë certifikuar. Për këtë arsye, theksoi ai, politikanët janë të detyruar të respektojnë vendimet e institucioneve të shtetit shqiptar, dhe nëse këto institucione janë difektoze, duhen rregulluar ato.

“Në këtë rast ne jemi të detyruar të respektojmë vendimet e institucioneve të shtetit shqiptar. Nëse ato institucione janë difektoze, duhen rregulluar ato, asgjë tjetër. Për sa kohë këto institucione e certifikojnë z. Doshi, atëherë ku lind problemi?”,
tha Bejtja.

Më tej, Bejtja deklaroi se nuk ka mundur të komunikojë me ambasadoren amerikane, për të kërkuar sqarime mbi deklaratat e saj drejt Doshit, por shtoi se ka diskutuar me këtë të fundit, i cili i ka thënë se çdo gjë në rregull.

 

 

“Nuk kam pasur rastin të komunikoj drejtpërdrejt me ambasadoren, për të kërkuar ndonjë sqarim plus. Patjetër që kam diskutuar me Doshin, dikur kemi diskutuar dhe për këtë pikë dhe më ka garantuar që është në rregull me gjithçka”, shtoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...