13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Vrau djalin në Maliq, babai mbulon kokën me duar që mos të filmohet ne gjykatë ku do të marr masë e sigurisë

I moshuari do njihet sot me masën e sigurisë. Teksa gazetarët ndodheshin në sallë, ai mbuloi kokën me duar të mos e filmonin kamerat.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një fshat të Maliqit të premten e 17 shkurtit. Viktima, 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi, në gjendje të dehur u konfliktua me të atit dhe tentoi t’a hedhë në pusin e ujit në oborr.

Në këto kushte, për vetëmbrojtje, i moshuari e ka goditur disa herë në kohë të birin me një çekiç që përdoret për të thyer gurë.

Viktima ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe jetonte jashtë vendit. Ai kishte disa muaj që ishte kthyer nga Franca. Për shkak të divorcit, 50-vjeçari kishte nisur të konsumonte alkool çdo ditë.

Ndërsa dita e premte, 17 shkurt, ka qenë fatale për të, pasi është konfliktuar me babain duke tentuar ta shtyjë në pus, ndërsa babai i është kthyer duke e goditur me çekiç.

Ndërkohë që familjarët, në polici kanë dhënë deklarime të rreme, ku kanë thënë fillimisht se viktima ishte rrëzuar aksidentalisht dhe ishte dëmtuar në kokë.

Pas hetimeve, policia vuri në pranga të moshuarin. Shefki Bylykbashi akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi i mori jetën të birit nga goditjet me sende të forta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...