18.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

“Socialistët sërish në shkelje kërkojnë mbledhjen e Sekretariatit jashtë afatit”, PD reagon mbas kërkesës së PS për perjashtimin e 6 deputetëve

Partia Demokratike ka reaguar pas kërkesës së socialistëve për përjashtimin e 6 deputetëve, pas tensioneve në seancën e kaluar të Kuvednit.

PD ka listuar disa nga shkeljet në këtë kërkesë, ku thekson se firmëtar është edhe Baftjar Zeqja, i cili u kap nga media duke votuar edhe për kolegen që nuk ndodhej në seancë.

Më tej në reagim thuhet se socialistët janë sërish në shkelje pasi kërkojnë mbledhjen e Sekretariatit jashtë afatit, 4 ditë pas dorëzimit të kërkesës.

Reagimi i PD:

Deputetë të PS kërkojnë përjashtimin e 6 deputetëve të tjerë të opozitës.

Kërkesa mban firmëtar të parë Baftjar Zeqajn i cili u kap nga media duke shkelur Rregulloren e Parlamentit pasi votoi hapur për kolegen socialiste e cila nuk ndodhej në seancë.

Me këtë kërkesë rreth gjysma e grupit parlamentar të PD është përjashtuar nga seancat e fundit parlamentare. Seancën e së enjtes nuk do të jenë prezentë 8 deputetë mes tyre Kryetari i PD Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka.

Me një akt të papreçedentë, socialistët në mungesë argumentash mbrojtës për skandalin e lidhjeve korruptive të Edi Ramës dhe McGonigal, kanë zgjedhur që çdo seancë të përjashtojnë deputetë të opozitës.

Socialistët sërish në shkelje kërkojnë mbledhjen e Sekretariatit jashtë afatit, 4 ditë pas dorëzimit të kërkesës.

Sipas Rregullores, sekretariati duhej të ishte mbledhur 48 orë pas dorëzimit të kërkesës së deputetëve socialistë, pra më datë 19 shkurt.

Sekretariati për Proçedurat dhe Votimet e pritet të përjashtojë deputetët e PD.

Edmond Spaho

Elda Hoti

Sorina Koti

Oerd Bylykbashi

Lindita Metaliaj

Greta Bardeli

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Vonuan operacionin e vajzës sime”: procedohen dy mjeke, motër e vëlla, pas kallëzimit të...

0
Dy mjeke, motër e vëlla, janë proceduar penalisht pas një kallëzimi të bërë nga një qytetar, i cili i akuzon për neglizhencë në trajtimin...

“Bota zgjodhi të mos qëndronte indiferente”: Ferit Hoxha kujton ndërhyrjen e NATO në Kosovë

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka përkujtuar përmes një mesazhi publik ndërhyrjen e NATO në Kosovë, duke e cilësuar atë...

“Italianët thanë ‘JO’”: Giorgia Meloni pranon humbjen, opozita feston “një pranverë të re politike”

0
Qytetarët italianë i kanë dhënë një goditje të fortë qeverisë së drejtuar nga Giorgia Meloni, duke rrëzuar në referendum reformën në drejtësi të propozuar...

Horoskopi ditor, e Martë, 24 Mars 2026

0
♈ Dashi Je plot energji dhe gati për të vepruar. Kujdes me vendimet e nxituara, sidomos në çështje personale. ♉ Demi Kërkon qetësi dhe stabilitet. Është moment...

Parashikimi I motit, e Martë, 24 Mars 2026

0
Më 24 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet tipik pranveror, me kushte të qëndrueshme dhe temperatura të buta në pjesën më të madhe të...